Aktualitet 21 Gusht 2019

Samsung prezanton një "epokë të re teknologjike"; Më në fund në Tiranë 2 smartphone të rinj, projektuar për të sjellë pasionet në jetë

Aktualitet

“Galaxy S na mundëson të futemi në një epokë të re teknologjike”  kështu do të shprehej Matthew Jinkyu Jeon, president i Samsung Electronics Adriatic në mars të 2019-s, ndërsa prezantoi para gjithë botës tri pajisjet unike Galaxy S10,  S10 + dhe S10e. Nuk vonoi shumë dhe vetëm pak ditë pas lançimit zyrtar në New York, Samsung Galaxy Note10 dhe 10+ janë zbuluar zyrtarisht ditën e sotme në Tiranë. 

Gjatë prezantimit të dy pajisjeve unike Samsung Galaxy Note 10 dhe Note 10 +, të gjithë të ftuarit në ambjentet e Hotel Plaza Tirana që patën mundësinë të preknin nga afër këto dy pajisje inteligjente unike, përqafuan një përvojë të re celulare me anë të paketës më të fuqishme të opsioneve, kreativitetit dhe produktivitetit, S pen të përmirësuar dhe kamerës profesionale, të gjitha në një.

Galaxy Note 10, një linjë e re e smartphone-ve premium që ndërthur dizajnin elegant me elementë të fuqishëm të performancës dhe produktivitetit, u mundëson përdoruesve të shfrytëzojnë sa më shumë çdo moment. Frymëzuar nga një gjeneratë e cila është fleksibël përsa i përket balancës midis punës dhe jetës, Galaxy Note10 u jep përdoruesve lirinë të punojnë ashtu siç dëshirojnë dhe të shfaqin shpirtin e tyre krijues, e gjitha kjo ndërkohë që janë në lëvizje.

Për herë të parë, Galaxy Note vjen në dy madhësi, kështu që konsumatorët mund të zgjedhin atë që u përshtatet atyre më së miri. Galaxy Note10 vjen me fuqinë e S Pen dhe një ekran Cinematic Infinity 6.3 inç, ndërsa Galaxy Note10 + ka ekranin më të madh të serisë - Cinematic Infinity 6.8 inç.

 “Kjo mrekulli e vogël teknologjike që mbaj në dorë, me të cilën do të njihemi më mirë sot, është rezultat i shumë viteve zhvillim dhe përsosje të të gjitha elementeve të linjës Note. Ne kemi bërë një rrugë të gjatë që nga Galaxy Note i parë, që prej Tetorit të 2011. Në Samsung çdo ditë shkojmë një hap më tej. Dhe kështu, hap pas hapi arritëm te Note10. Seria Note ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë sinonim i inovacionit dhe teknologjisë më brilante, dhe klientët tanë e kanë vërtetuar këtë." tha Elion Balla, Key Account Manager i kategorisë së telefonisë dhe IT, në Samsung Electronics, Shqipëri.

“Frymëzuar nga një gjeneratë e cila është fleksibël përsa i përket balancës midis punës dhe jetës, çdo element i Galaxy Note10 është projektuar për të ofruar më shumë, më shpejt dhe më mirë. Note 10 u jep përdoruesve lirinë të punojnë ashtu siç dëshirojnë dhe të shfaqin shpirtin e tyre krijues, e gjitha kjo ndërkohë që janë në lëvizje.”

Galaxy Note10 vjen me një S Pen të modernizuar dhe bazohet në teknologjinë Bluetooth. Në dallim nga Galaxy Note9, opsioni i shtuar Air action ju lejon të krijoni kontrolle të personalizuara që ju mundësojnë të luani lojra ose të përdorni aplikacionet tuaja të preferuara me anë të gjesteve. Me Galaxy Note10, krijuesit e medias dhe konsumatorët e thjeshtë mund të përdorin opsionet më të reja për të bërë video dhe foto mahnitëse - duke mundësuar që kanalet, tregimet dhe postimet e tyre të dallohen dhe të kenë impakt.

E nëse ky infromacion ju bëri kuriozë për të parë nga afër këtë teknologji të re, Galaxy Note 10 dhe Galaxy Note10 + do të jenë në dispozicion në tregun shqiptar nga 23 gusht 2019.

Samsung nuk e shfaq cilësinë vetëm në pjesën e brëndhsme por gjithashtu në dizajnin e celularëve. Galaxy Note10 do të jetë në dispozicion në ngjyrat Aureolë me shkëlqim, Aureolë rozë dhe Aureolë të zezë, ndërsa Galaxy Note10 + në Aureolë me shkëlqim, Aureolë të bardhë dhe Aureolë të zezë.

Cmimi i sugjeruar për Note 10, 256 GB është 117’999 ALL, Note10 + 256 GB është  135’999 ALL, dhe Note10 + 512 GB është 149’999 ALL.

Mësoni më shumë rreth pajisjeve Galaxy Note10 në https://www.samsung.com/al/smartphones/galaxy-note10/

Për të rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni faqen e risive më të fundit të Samsung në adresën https://news.samsung.com/global/

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor