Showbiz 21 Gusht 2019

Lamtumirë Gjergj Xhuvani, regjisori i njohur përcillet për në banesën e fundit mes lotëve të familjes dhe kolegëve

Showbiz

I është dhënë lamtumira, regjisorit e skenaristit të njohur, Gjergj Xhuvani, një nga emrat më të njohur të kinematografisë shqiptare të këtyre viteve të fundit. Regjisori shqiptar ndërroi jetë në Romë, 7 ditë më parë nga një sëmundje e rëndë, ndërkohë po punonte për filmin e tij më të fundit “Liqeni”, tashmë në proces montazhi. Trupi i pajetë i Xhuvanit, u kthye dje në orët e para të ditës në atdhe, ndërsa familja, miqtë e kolegët zgjodhën heshtjen e thellë në këtë ditë homazhesh. Në ceremoni mori pjesë me leje të posaçme edhe i biri Kostandin Xhuvani që po vuan 35 vite burg për vrasje.

Gjergj Xhuvani u shua para kohe në moshën 56-vjeçare duke lënë një zbrazëti të madhe në kinematografinë shqiptare. Pinjoll i një familjeje të njohur, i biri i shkrimtarit Dhimitër Xhuvani, ai u bë përfaqësuesi më i mirë i një brezi të ri kineastësh. Ka realizuar dhjetëra filma. Shumë prej tyre kanë trofe ndërkombëtare si “Parullat”, “Lindje perëndim lindje”, etj. 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor