Showbiz 21 Gusht 2019

Kaq e pati dhe ‘’arratisja” nga rrjetet sociale, Flor Mumajesi shfaqet më i lumtur se kurrë pas problemeve me borxhet

Showbiz

Pas një shkëputjeje disavjeçare nga festivalet dhe eventet e ndryshme muzikore, Flori Mumajesi u rikthyer triumfues në ‘’Kënga Magjike 2018’’ duke rrëmbyer vendin e parë me baladën aq shumë të pëlqyer ‘’Plas’’. Ndërkohë që të gjithë prisnim që kantautori shumë i njohur të kthehej furishëm në muzikë, ai u largua nga skena pa lënë gjurmë. Por jo vetëm, bë disa muaj që Flori nuk shfaqet më as në rrjete sociale.

Sigurisht që një situatë e tillë ka shqetësuar edhe fansat, të cilët pak javë më parë u përballën me një lajm që habiti të gjithë: Flori gjendej në telashe të mëdha financiare. Sipas disa mediave, disa prej bizneseve të tij nuk po shkonin mirë dhe ishin bllokuar nga shërbimet e përmbarimit. Kjo mendohet se mund të jetë dhe arsyeja pse kantautori është shkëputur nga muzika.

Lajmi shkaktoi shumë zhurmë dhe sigurisht që fansat donin të dini të vërtetën, por Flori edhe kësaj here zgjodhi të heshtte, mirëpo kolegu dhe miku i tij Klajdi Haruni ka publikuar në Instastory një foto së bashku me te bashkangjitur me përshkrimin “Mëngjese vere”.

Kjo foto i ka gëzuar fansat e Florit që prej kohësh prisnin një foto nga ai. Nuk dihet nëse gjatë kësaj periudhe mungese po merret me një projekt të ri, por e sigurt që ne duam ta shohim në skenë sa më shpejt.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor