Showbiz 21 Gusht 2019

''E gjithë bota në krahët e tij" Rudina Magjistari poston foton më të ëmbël nga pushimet dhe Mia duket aq e rritur

Showbiz

Muaji gusht mund të konsiderohet pa frikë si muaji ''i bekuar'' për shumë prej figurave të njohura të ekranit pasi sezonet televizive janë përkohësisht të mbyllura dhe më në fund mund t'i gëzohen kohës së kaluar me familjen dhe miqtë. Një prej tyre është edhe moderatorja e njohur Rudina Magjistari, e cila pas një sezoni të ngarkuar duke ardhur për publikun plot 5 ditë javë, më në fund po i gëzohet diellit, detit dhe dashurisë së lules së saj, Mias.

Rudina, e cila zakonisht është përpjekur të mos ekspozojë identitetin e së bijës në foto, kësaj here nuk i ka kursyer fotot me të voglën e saj, e cila duket më e rritur se kurrë ndonëse akoma nuk mund të shquajmë qartë tiparet e saj. Mami Rudina, Mia luleqingji dhe bashkësorti i saj, ish-kampioni i boksit Xhavit Bajrami kanë zgjedhur të pushojnë në brigjet e Adriatikut, në Hamallaj të Durrësit.

Rudina ka ndarë në Instagramin e saj një foto ku perëndimi i diellit duket akoma më i bukur, pasi e gjithë bota e saj është aty. Mia shfaqet në krahët më e lumtur se kurrë në krahët e të atit, dhe Rudina këtë moment nuk mund ta humbte për asgjë në botë, ndaj e ka fiksuar menjëherë në foto. Që Xhaviti është i gjatë e kemi kuptuar, por edhe Mia duket një zonjushë e rritur teksa qëndron hopa.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor