Showbiz 20 Gusht 2019

Xhensila Myrtezaj nuk është aq ''shenjtore" sa mendoni, paska një anë të errët dhe këtë sapo e konfirmoi motra e saj

Showbiz

Kemi hyrë zyrtarisht në dyjavëshin e fundit te gushtit, i cili jo rrallëherë vlerësohet si periudha më e mirë e vitit për të pushuar, sidomos për artistët që qershorin dhe korrikun i kanë muajt më impenjativë të sezonit artistik. Mirë për Xhensila Myrtezajin, kjo periudhë është akoma më gjithëpërfshirëse pasi i duhet të kujdeset edhe për Ajkën. Megjithatë nëse ka një gjë ajo adhuron, janë ditët e relaksit me të motrën Albën, e cila na ka zbuluar edhe anën e saj më të keqe.

E ëmbël dhe gjithmonë pozitive, Xhensila Myrtezaj njihet për natyrën e saj te qetë, të paktën këtë përshtypje na ka lënë këngëtarja përmes ekranit, por njerëzit e saj më të afërt nuk mendojnë kështu. Me disa postime në rrjete sociale, motra e saj Alba ka treguar se Xhensila është edhe ngacmuese, madje ndërhyn në momentet e bukura, duke mos e lënë të realizojë një foto në perëndim.

Teksa vrapojnë të dyja, Xhensila kërkon të hedhë në ujë të motrën, e cila shkruan në rrjete sociale bashkëngjitur momentit mes tyre: “Ana e errët e Xhensila Myrtezajit”.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor