A do mbetemi pa çokollatë? Çmimi i kakaos arrin vlerën më të lartë në histori
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Ndarja e papritur nga jeta e Edith Gonzalez, aktores së mirënjohur meksikane që i dha aq shumë ekranit gjatë gjithë karrierës së saj, hidhëroi dy muaj më parë jo vetëm familjen e kolegët, por miliona adhurues të saj në të gjithë botën. Edith, e bërë e njohur për shqiptarët me interpretimet në telenovelat e suksesshme ‘’Salome”, Palabra de Mujer”, “Mundo de Fieras”, “Mujer se Madera” dhe “Eva la Trailera”, të gjitha të transmetuara në ''Vizion Plus'', u shua në moshën pesëdhjetekatërvjeçare, pas një beteje të gjatë me kancerin ovarian, duke lënë pas të bijën, Constanza.
Vajza e vetme e yllit meksikan të telenovelave, ka festuar tre ditë më parë, datëlindjen e saj të 15, por shumë ndryshe nga porositë e mamasë festa e saj nuk ngjante aspak me porositë e mamasë së saj të ndjerë.
Edith donte që Constanza ta festonte ditëlindjen e saj me një festë të madhe, që të komentohej nga të gjithë mediat meksikane dhe të mbahej mend gjatë, por ajo bëri të kundërtën. 15 vjeçarja zgjodhi diçka më intime, në shtëpinë e babait të saj biologjik, pasi nuk kishte kuptim të bënte festë të madhe ndërkohë që zemra e saj ishte akoma e thyer. Të pranishme motrat e saj dhe njerka, të cilat kanë publikuar disa nga dhuratat simbolike me të cilat kanë surprizuar Costanza-n. “E guximshme, e fortë, unike, fiksnike, me zemër të madhe. Gjithmonë me ty jeta ime. Të adhuroj, dje sot dhe përgjithmonë”, shkruhej në kartolinën nga mamaja e saj.
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Çiljeta ka dhënë më shumë detaje nga jeta e saj personale, ku dhe ka folur për fëmijët e saj. Këngëtarja ...