Guide per shendetin 20 Gusht 2019

Jo vetëm stresi dhe lodhja por dhe këto ushqimet nxisin MIGRENËN

Guide per shendetin

Ju nuk rrezikoni që të prekeni nga migrena vetëm për shkak të një ushqimi të caktuar, përveçse nëse atij i shtohen faktorë ose probleme të tjera.

Megjithatë, së bashku me një sërë faktorësh të tjerë, ushqimet e mëposhtme mund të nxisin migrenën.

Bulmetrat: prodhojnë myk, shtojnë presionin e sistemit limfatik dhe të sistemit nervor qendror.

Vezët: nëse sistemi juaj tretës është dobësuar dhe prodhon acid klorhidrik, vezët mund të rrisin sasinë e amoniakut, i cili mbingop dhe irriton sistemin nervor qendror.

Gluteni (gruri, thekra, elbi): gluteni çorienton sistemin imunitar dhe rrit nivelin e histaminave, të cilat nxisin migrenën.

Mishi (i viçit, pulës, derrit): nëse sistemi tretës është dobësuar dhe prodhon acid klorhidrik, përqendrimi i proteinave mund të rrisë sasinë e amoniakut, i cili mbingop dhe irriton sistemin nervor qendror.

Ushqimet e fermentuara (turshitë, kimçi, keçapi): ushqimet e fermentuara ose me bazë uthulle ulin pehashin në traktin intestinal, duke rritur aciditetin, i cili shërben si nxitës migrene.

Kripa: kripa e Detit Keltik dhe ajo e Himalajeve janë më të mirat. Mos përdorni kripë tavoline.

Vajrat: vaji i kanolës, misrit, farës së pambukut dhe palmës shkaktojnë inflamacion.

Aditivët (glutamate monosodium, aspartame): këto janë substanca neurotoksike dhe nxitin migrenën.

Alkooli: është veçanërisht dehidratues dhe armik i mëlçisë.

Çokollata: tepër stimuluese dhe agresive ndaj sistemit nervor qendror, vepron si neurotoksinë që nxit migrenën. Disa njerëz pretendojnë se çokollata dhe kafeina iu lehtësojnë dhimbjet e migrenës. Ata e kanë këtë ndjesi, sepse kafeina nxit gjëndrat mbiveshkore që të prodhojnë adrenalinë, e cila vepron si frenuese e përkohshme e inflamacionit që shkakton migrenën. Me kalimin e kohës, këto dy substanca bëhen problematike.

Ky informacion është shkëputur nga libri “MEDICAL MEDIUM” , botuar dhe përkthyer nga BOTIMET LIVING

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor