“VALENTINO” nën një udhëheqje të re: Alessandro Michele i “Gucci”-t i bashkohet gjigandit tjetër italian
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
A keni kaluar kohë në faqet e webit që i janë dedikuar takimeve romantike, apo a keni filluar të dilni me dikë në jetën reale. Sa herë mund ta keni parë të shkruar fjalinë “ Po kërkoj një mike shtrati, ose një mik shtrati”. Ose sa herë mund ta keni dëgjuar fjalinë: “Nuk dua një lidhje tani, dua thjesht një mik/e për në shtrat.
Miqtë që ndajnë shtratin janë një gënjeshtër që mbahet gjallë nga shumë gënjeshtra të tjera. Miqtë që ndajnë shtratin jetojnë falë mungesës së komunikimit, gjysmë të vërtetave dhe mohimit të asaj çka kanë thënë më herët.
Nuk jemi kundër marrëdhënieve seksuale rastësore, apo të planifikuara me një partner part-time. Seksi është i këndshëm, për sa kohë që dy persona të rritur bien dakord totalisht për llojin e marrëdhënies që do të kenë. Ju mund të bëni seks edhe pa pasur asnjë lloj ndjenje, për sa kohë që të dy jeni dakord dhe ndër të tjera jeni të rritur të vaksinuar dhe gati për të marrë vendime për veten tuaj.
Gjithsesi këto nuk janë aspak marrëdhënie që do të përkufizoheshin në “Miq që ndajnë shtratin”
Ata që thonë se duan një marrëdhënie të tillë në profilet e tyre, apo në jetën reale, janë duke u munduar që t’ju bindin për dy gjëra. Ata duan një marrëdhënie me ju, por kjo marrëdhënia që ka në bazë seksin, do të jetë dhe pak intime se ju do të jeni miq. Ata duan t’ju kenë mikesha, mirëpo do t’ju kujtoheni vetëm kur miku poshtë të dërgojë sinjalin.
Miqtë e shtratit janë gënjeshtër, pasi nuk mund të jesh mik në shtrat pa qenë më parë mik. Për shumë nga ne, miqësia, shoqëria janë disa nga marrëdhëniet më të forta dhe më të qëndrueshme që kemi në jetë. Këto lloje marrëdhëniesh që kuptohen në gjithë botën si shoqëri, a ju ngjasojnë sado pak me marrëdhënien që keni me dikë që ju merr në telefon vetëm në disa raste të caktuara, me qëllim të mirë-menduar?
Ajo që duam të themi është që ju nuk meritoni që të keni asnjë lloj marrëdhënie me dikë që nuk ju jep rëndësinë e duhur. Nëse ai dëshiron një mike shtrati, le të sillet njëherë si mik dhe pastaj t’ju fusë pjesët e trupit të tij brenda jush.
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...