Pjata kryesore 17 Gusht 2019

Kofshë qengji në furrë me djathë dhie dhe qepë të njoma

Pjata kryesore

Nga Linda Fishta/Fotografia Armand Habazaj

Edhe pse askush nuk ka dëshirë të përdorë furrën në këto ditë të nxehta vere, e sigurtë që kjo recetë do t'ju tundojë të gjithëve. Arsyeja dihet tashmë, ne shqiptarët vdesim për mish, sidomos për mish qengji.

PËRBËRËSIT PËR 6-8 PERSONA: • 1 kofshë qengji 1.5 kg pa kockë (bashkë me kockë të peshojë 2 kg) • 100 ml lëng mishi ose perimesh • 100 ml verë e bardhë.

PËR MBUSHJEN: 10/15 fletë të vogla spinaqi ose pazi • 1 tufë kopër • 4 qepë të njoma–vetëm pjesa e bardhë e tyre • 250/300 g djathë i bardhë kremoz, mundësisht dhie ose djathë i bardhë dhie i zakonshëm • 2 lugë vaj ulliri • 2 lugë gjalpë • 2 lugë senape/mustardë Dijon • kripë e piper sipas dëshirës.

PËRGATITJA: Ndezim furrën në temperaturën 160° C. 1 Grijmë fletët e spinaqit, koprën, qepët në kubikë të vegjël dhe thërrmojmë djathin, nëse është djathë dhie i zakonshëm. I përziejmë në një tas me pak kripë e piper sipas dëshirës. 2Me një thikë me majë hapim mishin në formë libri dhe i heqim kockën, e mbushim në mes me përzierjen e mësipërme, e rrotullojmë si role, e lidhim me spango, e fërkojmë në gjithë sipërfaqen me pak kripë e piper dhe e lyejmë me senape. E vëmë në tavë me vajin e ullirit dhe gjalpin. Hedhim në fund të tavës një pjesë të verës dhe lëngut të mishit dhe më pas i shtojmë sipas nevojës gjatë pjekjes së tij. E vëmë të piqet për 1.5-2 orë, duke e rrotulluar herë pas here, që të piqet nga të gjitha anët. E nxjerrim nga furra dhe kur të jetë vakur pak, heqim spangon që e kishim.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor