Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Sylwia Tabor, 32-vjeçare nga California, kishte zgjedhur me vullnet të plotë të mos hante për plot 14 vite mish, nënprodukte të bulmetit, fruta deti, madje edhe vezë, si dhe kishte shmangur çdo veshje apo produkte të tjera që përfitohen duke shfrytëzuar ose dëmtuar kafshët. Megjithatë, ajo që i ndodhi në korrik të 2017-ës do t’i ndryshonte plotësisht jetën: Sylwia u pickua nga një mushkojnë pak mbi kyçin e këmbës dhe rrezikoi që mjekët t'ia amputonin (prisnin) për shkak të hemorragjisë.
''Nuk i kushtova rëndësi në fillim, pasi ishte thjesht një pickim i zakonshëm. Isha me pushime me partnerin dhe nuk doja t'i prishja për këtë shkak. Fillimisht kisha pak kruarje dhe djegie, por vetëm kaq. Pas një muaji vura re se në brinjë më ishin shfaqur plagë të mëdha sa pëllëmba ime, të cilat kullonin gjak. Mjekët më diagnostikuan me NECROTISING FASCIITIS, një infeksion i rrallë bakterial që prek fillimisht lëkurën, muskujt dhe organet, i cili nëse nuk kapet në kohë mund të të marrë jetën. Në gjuhën e përditshme njihet si ‘’sëmundja që ha mishin’ e njeriut'’.
Menjëherë pas diagnostikimit të sëmundjes, iu nënshtrova një ndërhyrjeje kirurgjikale që zgjati plot 8 orë. E rimora veten dhe plagët filluan të mbyllen. 3 muaj pas saj, fillova të kisha probleme me sistemin tretës. Villja çdo gjë që fusja në gojë dhe isha gjithë kohës e dehidratuar.’’-tregon ajo për ''THE SUN".
''M’u desh të hiqja dorë nga ajo që kisha besuar dhe mbështetur gjithmonë, dhe fillova të haja mish pasi ishte e vetmja mënyrë për të marrë proteinat e duhura shtazore që i nevojiteshin organizmit tim. Tani ha vezë, djathë dhe një biftek çdo ditë e ndihem më e shëndetshme se kurrë më parë'', -mbyll ajo rrëfimin e saj.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...