Aktualitet 17 Gusht 2019

''Është një gjeni, kemi nevojë për të",18 vjeçari shqiptar i shpëton dëbimit nga Anglia falë notave të larta

Aktualitet

Stiven Bregu nuk e kishte marrë kurrë me mend se emri i tij do të përfundonte në titujt më të njohur të shtypit anglez, por as në ata të vendit amë prej nga ku u largua 5 vite më parë. I rritur në një familje abuzive, vendosi të largohej nga Shqipëria në mënyrë ilegale drejt një të ardhmeje më të mirë, në Angli.

Fillimisht u strehua në një qendër mikpritëse për azilkërkues, e më pas iu besua një familjeje angleze që u kujdes për të. Ishte vetëm 13 vjeç kur u vendos në Bristol, nuk dinte anglisht dhe e vetmja gjë që mund të bënte ishte t'i futej rrugës së dijes,  rrugë e cila e shpëtoi nga dëbimi 5 vite më vonë.

 

Sjellja e 18-vjeçarit, kontributi i tij në komunitet dhe notat e shkëlqyera kanë bërë që ai të dallojë dhe mësuesit e tij e përshkruajnë si një student të shkëlqyer që i duhet shumë komunitetit anglez. Falë një peticioni për të kundërshtuar dëbimin e tij, i cili mblodhi më shumë se 90 mijë firma, 18-vjeçari shqiptar, Stiven Bregu mundi më në fund të fitojë Apelin duke siguruar qëndrimin në Mbretërinë e Bashkuar.

Me të dhënë provimet e nivelit A në matematikë, kimi dhe biologji, i riu fitoi një praktikë në një firmë menaxhimi, gjatë së cilës u spikat për një talent të jashtëzakonshëm në matematikë. Stiven arriti të tërhiqte edhe vëmendjen e kryebashkiakut të Bristol-it, Marvin Rees-it, i cili iu referua si “një djalë i vendosur, shumë i zgjuar e i dashur dhe se Bristol-i nuk mund ta humbte këtë gjeni.”

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor