Sallatat 15 Gusht 2019

Nga deti drejt e në pjatën tuaj, receta më e thjeshtë e sallatës me patate dhe kallamarë

Sallatat

Nga MIRELA ANDONI/Fotografia ARMAND HABAZAJ

Receta e sotme është pikërisht ajo që ju duhet pas një dite të lodhshme në punë, e mbi të gjitha temperaturave të çmendura të këtyre ditëve të fundit. Përse të lodheni duke ndezur furrën e duke kontrolluar nëse u bë apo jo tava, ku fare mirë përgatisni një sallatë të shpejtë dhe të shëndetshme.

PËRBËRËSIT:
4 patate
4 kallamarë
1 thelb hudhër
1 tufë majdanoz
½ qepë e kuqe
50 ml vaj ulliri
1 limon, lëkura dhe lëngu
½ spec djegës, kripë dhe piper

PËRGATITJA: Qërojmë patatet dhe i vendosim të ziejnë në ujë me kripë. Ndërkohë përgatisim salcën e marinimit: shtypim hudhrën, grijmë majdanozin, presim specin djegës dhe qepët në rrathë, grijmë lëkurën e limonit dhe më pas e shtrydhim dhe i bashkojmë të gjitha, duke shtuar edhe 3/4 e vajit të ullirit. Hedhim në tigan vajin e mbetur dhe kaurdisim për disa minuta kallamarët, pasi i kemi prerë në rrathë me trashësi 2 cm. Presim patatet dhe i bashkojmë me kallamarët dhe salcën e marinimit. Pasi mbarojmë, e fusim në frigorifer dhe e shërbejmë të ftohtë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor