Marredhenia ne çift 15 Gusht 2019

Të kthehesh me ish-in; Tre shenjat që tregojnë se mund t’i jepni një shans të dytë

Marredhenia ne çift

E Shihni që kanë ndryshuar

Një gjë tjetër është kur ai betohet e stërbetohet që ka ndryshuar dhe gjë tjetër është kur ai vërtet ndryshon, mëson nga gabimet e së kaluarës dhe sillet si një person i rritur. Ajo që duhet të shihni për të kuptuar nëse kanë ndryshuar vërtet ose jo janë sjelljet e tij të përditshme.

Sjellja është ajo që realisht tregon se sa mund të ketë ndryshuar një njeri, fjalët në situata të tilla mund të jenë thjesht të përkohëshme.  Nëse ju keni parë që ish partneri juaj është duke bërë zgjedhje më të mira, ose që po sillet më mirë se më parë, nuk do të ishte keq t’ja jepnit një mundësi të dytë.

Kjo do të thotë që  ata nuk kanë më zakone të këqija dhe tashmë ndjekin një jetë të shëndetshme mbase edhe e meritojnë një mundësi të dytë.

Ata kërkojnë falje për gjëra specifike

Le të themi që lidhja juaj mori fund pasi ishi juaj ju tradhëtoi, ose ju gënjeu. Në vend që ai t’ju kërkojë falje në përgjithësi për “ gjërat e këqija që ju ka bërë do të ishte më e udhës që të kërkonte falje për  gjëra specifike. Përshembull do të duhet ta vlerësonit shumë nëse ai ju thotë: “ Më fal që të tradhëtova, më fal që të gënjeva,” e kështu me rradhë.

Në këtë mënyrë ata jo vetëm tregojnë që e kanë kuptuar gabimin, por edhe që janë të gatshëm për ta pranuar dhe për ta ndrequr.

Ata kanë mësuar shumë që nga ndarja

Nëse ish partneri juaj nuk ka bërë asgjë qysh prej ndarjes, kjo do të thotë që ata nuk janë rritur aspak si persona. Kështu që për të kuptuar nëse ja vlen apo jo që të ktheheni bashkë, mendoni pak dhe shihni se çfarë kanë bërë ata me jetën e tyre. 

A kanë mësuar të jenë më të pjekur, a e kanë mbaruar atë projektin që kishin filluar një vit më parë, a kanë mësuar ta nxjerrin qenin për të bërë nevojat? Nëse po, e meritojnë një mundësi të dytë.Living

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor