Letra 14 Gusht 2019

Rrëfimi i dados; Më duket sikur i njoh fëmijët më mirë se prindërit e tyre

Letra

“Duke bërë punën e dados mund të praktikohesh për fëmijët e tu”. Kjo ishte fjalia që dëgjoja më shpesh nga prindërit të cilët me jepnin punë. 

Një vajzë e vogël për të cilën kujdesesha më thërriste Medlina ime. Madje kur njerëzit e pyesnin për familjen e saj ajo u përgjigjej: “ Kam mamin, babin dhe Medlinën. Një ditë teksa po e merrja nga kopshti ajo erdhi drejt meje duke tundur në ajër një letër rozë me një vizatim. “ Shiko kjo je ti, po ec dhe po vjen të më marrësh nga kopshti, ti je Medlina më e mirë në botë."

Një ditë nëna e saj e kishte paraditen pushim, kështu që erdhi me ne tek një park i mbyllur për fëmijë. Teksa unë u ula të luaja me fëmijët, ashtu siç bëja çdo ditë. Ajo shpërtheu në lot, duke mos ditur se çfarë të bënte.  Shpesh unë e kam të vështirë të përshtatem me botën e të rriturve, besoj se e njëjta gjë ndodhi dhe me atë, mbase e ka të vështirë të hyjë në botën e fëmijëve.

Familja e fundit për të cilën kam punuar kishte një djalë  më të madh dhe dy fëmijë në parashkollor. Për ditëlindjen e tij të nëntë nëna e tij u zotua që do ti blinte një biçikletë. Ramë dakord që do të takoheshim tek dyqani mirëpo ajo u vonua shumë dhe djali filloi të ndjehej keq. Për ta  qetësuar pak shitësi i tha që mund ta provonte biçikletën tek rruga aty afër.

Unë e shihja teksa pedalonte duke u dredhur në rrugë dhe duke parë larg. E shihja se si prekte biçikletën si të ishte bebe. I pashë dhe sytë që i shkëlqenin.  Nëna e tij erdhi pas një ore, sigurisht që e bleu biçikletën, por e humbi gjithë skenën e gëzimit të së birit.

Duke menduar këto histori mendoj që i kam njohur fëmijët më mirë se familjarët e tyre, madje madje ndonjëherë mendoj se i kam njohur edhe më mirë se prindërit e tyre.Living

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor