Letra 14 Gusht 2019

Fëmijët e mi e urrejnë njëri-tjetrin dhe kam frikë se kjo nuk do të ndryshojë kurrë

Letra

Vajzat e mia kanë rreth 3 vite diferencë nga njëra tjetra dhe më duhet të them që në foto duken identike. Kjo pasi ato nuk kanë asnjë foto bashkë si dhe e vetmja gjë që i ndan në pamje është gjatësia.

Më parë ato bënin foto bashkë, në fakt bënin çdo gjë bashkë, ashtu si për të më përmbushur mua ëndrrën e një marrëdhënie perfekte mes motrash

Ne fakt në atë kohë fillova dhe të shtyj shoqet e mia për të bëre një fëmijë të dytë. Duke u thënë se fëmija i dytë në familje e bën jetën shumë herë më të thjeshtë. Pasi fëmija ka një shoqe ose shok me të cilin të luajë brenda shtëpisë dhe ju keni më shumë kohë.

 Në mendjen time marrëdhënia mes tyre do të vinte duke u bëre akoma më e ngushtë, sa më shumë të rriteshin vajzat e mia. Mendoja që do të ndanin sekrete bashkë, ashtu si do të ndanin edhe qiranë e apartamentit të parë larg shtëpisë. Mendoja qe do te flisnin çdo ditë bashkë për te planifikuar pushimet, mendoja qe lidhja mes tyre do të ishte shumë e fortë.

Nuk e kujtoj saktësisht ditën kur çdo gjë filloi të shkatërrohet. Por që nga koha kur ato ishin 5 dhe 8 vjeç, kanë qenë armike. Nuk e kuptova se si një lidhje aq e fortë u këput si të ishte fije peri

Në pikën ku jemi sot e di që ato nuk mund të rrinë në një dhomë bashkë, aq më shumë të shkojnë bashkë me pushime. Në fakt tani jam me pushime me njërën prej vajzave dhe në Nëntor do të shkoj me pushime me tjetrën.

Kur janë larg njëra-tjetrës vajzat e mia janë engjëj. Ato janë inteligjente, të sjellshme, empatike dhe shumë të qeshura. Gjithsesi nga ora 3 deri në orën 8 çdo ditë, kur ato vijnë në shtëpi pas shkolle gjendja në shtëpi bëhet miserable.

 “ Mos më dil para ose do të bërtas,”- kjo është fjalia që dëgjoj më shpesh. Sigurisht  që në situatë përfshihen dhe grushtat e shkelmat apo gjuha e nxjerrë jashtë në formë tallje.  Nuk e di  çfarë të bëj, kam lexuar çdo libër në lidhje me marrëdhënien mes motrave dhe situata më duket e pashpresë. Gjithsesi faleminderit, doja thjesht të shprehesha. Living

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor