Marredhenia ne çift 14 Gusht 2019

Do të kuptosh qëllimet e tij?; 5 Pyetjet që duhet t’i bësh për ta nxjerrë zbuluar

Marredhenia ne çift

Si duket një marrëdhënie e shëndetshme në këndvështrimin tënd?

Ju mund të keni përjetuar eksperienca që lidhen me marrëdhëniet e pashëndetshme dhe e dini shumë mirë se si duken ato. Por a ke ti dhe partneri yt i ri të njëjtën ide  në lidhje me një marrëdhënie të shëndetshme?  Për të thënë të vërtetën nuk ka përgjigje të saktë në lidhje me përkufizimin e marrëdhënies së shëndetshme, por në çdo rast përgjigjet mes partnerëve duhet të jenë minimum të ngjashme.

Cila është situata më e vështirë që ke kaluar në jetë?

Do të mësoni shumë mbi partnerin tuaj të ri, thjesht duke i bërë këtë pyetje.  Jo vetëm që do të kuptoni pak më shumë në lidhje me sjelljen e tij në situata të vështira, por edhe do të arrini të kuptoni elemente të fshehura të karakterit të tij siç mund të jenë, dhembshuria, empatia apo dhe ndjeshmëria ndaj të tjerëve.  Gjithashtu do të mund ta njihni edhe më mirë duke ditur vështirësitë që ka kaluar.

Cila është ajo gjë që të pëlqen më shumë nga marrëdhënia jonë?

Jo, kjo pyetje nuk shërben që të të bëjë ty të ndjehesh mirë. Kjo pyetje mund të të ndihmojë të shohësh edhe se sa i përfshirë është partneri në marrëdhënien tuaj. Nëse gjëja e tij e preferuar në lidhjen tuaj është diçka sipërfaqësore si tërheqja seksuale mes jush, apo diçka që lidhet me pamjen tuaj, atëherë ai nuk ju paska marrë aq seriozisht sa për të menduar një lidhje afatgjatë me ju.

Çfarë konsideron të pafalshme

Njerëzit kanë kufij të ndryshëm të cilat vendosen në bazë të vlerave dhe normave që këta të fundit ndjekin. Nëse ai nuk do t’ju falte për të njëjtat gjëra për të cilat nuk do të mund ta falnit as ju, atëherë  mbajeni fort këtë djalë, pasi ai ndan të njëjtin sistem vlerash me ju.

Ke qëllime afatgjata, apo afatshkurtra

Nëse ai ende nuk ua ka përmendur këto qëllime, ju duhet ta pyesni thjesht për të ditur nëse jeni apo jo pjesë e planeve të tij në të ardhmen e afërt, apo në të ardhmen e largët.  Këtë pyetje duhet ta bëni edhe për të kuptuar se çfarë ju pret në të ardhmen nëse çdo gjë shkon mirë me partnerin. Living 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor