Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Mund t’ju djegë zona intime kur urinoni
Nëse ju kanë prerë afër pjesës ku del urina, mund t’ju djegë shumë vagina kur bëni urinën. Nëse djegia vazhdon për shumë kohë dhe është e padurueshme duhet të flisni me mjekun tuaj, pasi mund të jetë dhe për shkak të ndonjë infeksioni. Gjithashtu mund të mos uleni dot, në fakt është shumë mbresëlënëse të shohësh një grua që sapo ka lindur të ulet duke kryqëzuar këmbët, nuk ndodh zakonisht.
Jashtëqitja e parë, tmerr
Thjesht ideja më jepte një ndjesi tmerri. Isha e bindur që procesi i jashtëqitjes do të më këpuste të gjitha qepjet. Gjithsesi, mos u shqetësoni do të jeni mirë. Zona është shumë e ndjeshme dhe gjëja e fundit që do të donit të bënit është të prekni, ose të pastroni diçka aty poshtë. Përtej këtij problem disa gra mund të vuajnë edhe nga kapsllëku dhe kjo do ta bëjë procesin e akoma dhe më të vështirë për to.
Kontraksionet nuk pushojnë
Kontraksionet nuk ndalojnë me lindjen. Kontraksionet pas lindjes mund të zgjasin deri në tre ditë. Dhimbja mund të jetë e lehtë, ose mund të duket si një dhimbje e fortë premestruale. Këto kontraksione gjithsesi janë diçka e mirë. Ato thjesht tregojnë se mitra është duke u kthyer në përmasa normale. Ushqyerja me gji ndikon në prodhimin e hormonit oksitocinë, i cili ndihmon në nxitjen e kontraktimeve që kthejnë mitrën në gjendjen normale.
Situata jo normale
Ka disa situata të cilat nuk janë aspak normale për nënat e reja. Këto mund të jenë dhimbjet e gjoksit, copa të mpiksura gjaku në madhësinë e një veze që dalin nga vagina, ndryshime në shikim etj. Nëse keni këto simptoma shkoni menjëherë në urgjencë dhe mos harroni t’i thoni mjekut që keni lindur së fundmi. Living
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...