Astroliving 14 Gusht 2019

5 muajt e ardhshëm do jenë një uragan i vërtetë; Urani në prapavijë do ju hapë sytë dhe do jua përplasë të vërtetën në fytyrë

Astroliving

Prej ditës së dielë ( 11 gusht 2019) deri më 10 janar të vitit 2020, planeti i preferuar i ‘njerëzve të çudtishëm’ Urani ai që ndryshon dhe shkatërron çdo gjë është në prapavijë.  Gjatë kësaj periudhe pesë-mujore, të gjithë duhet të presin ndarje, ulje , por edhe ngritje në jetë.

Duke qenë se planeti është i vendosur në shenjën e tokës Demin,  të gjitha çështjet financiare dhe punët e zemrës do të jenë një mish mash i vërtetë. Je gati???

Jo vetëm që perspektivat tuaja do të ndryshojnë, por gjithashtu do të kaloni jo pak tronditje dhe skandale . Bota juaj do të shkundet ndërsa rishikoni çdo ngjarje nga vera e vitit 2018 dhe fillimi i vitit 2019 e deri në kohën e tanishme. Universi po ju jep mundësinë e rrallë për të hequr dorë nga çdo marrëdhënie toksike që keni pësuar dhe për të kuptuar vlerën tuaj në çift dhe miqësitë, si dhe mundësitë profesionale.

Kjo kohë vlen për të rishikuar të kaluarën dhe rivlerësuar veten tuaj.  Tani është koha t’i kërkoni shefit tuaj për ngritjen që meritoni DHE të bëni përpara për veten tuaj.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor