Showbiz 14 Gusht 2019

Rita Ora i tregon gjithë botës mbarë përse vajzat kosovare janë kaq të mira

Showbiz

Rita Ora nuk e ka mohuar kurrë origjinën e saj, ka rrëfyer publikisht për kalvarin e vuajtjeve të prindërve të saj, që lanë Prishtinën në kërkim të një të ardhmeje më të mirë, ka trokitur në dyert e shumë shqiptarëve për t'u njohur nga afër me problemet e tyre, por ditën e djeshme është ndjerë më krenare se kurrë për dy bashkëatdhetaret e saj: Tayna dhe Dafina Zeqiri.

Duket se bashkëpunimi më i fundit i tyre “Bye bye”, është kthyer në hitin e momentit dhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një foto të Dafinës dhe Taynës, shkëputur nga klipi i ri, duke shprehur publikisht mbështetjen për to.

“Doja vetëm të thoja pse janë vajzat kosovare kaq të papara? E dua vendin nga jam dhe më pëlqen të shoh vajzat që marrin kontrollin dhe janë vetvetja e frymëzojnë të tjerët. Faleminderit vajza që përfaqësoni lirinë dhe i tregoni vajzave të tjera që është në rregull të jesh e pavarur dhe seksi në të njëjtën kohë”, shkruan ajo në një postim në Instastory.

Siç duket fjalët kanë emocionuar Dafina Zeqirin, e cila e ka publikuar foton në profilin e saj në Instagram ku krahas saj shkruan: “Prapa çdo gruaje të suksesshme është një grup me gra të tjera të suksesshme, të cilat e mbështesin. Rita Ora, ti je shembulli më i mirë. Të dua”.- janë fjalët e Dafinës, ndërsa Tayna shkruan në koment: “Vajzat kosovare duke bërë histori”.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor