Si të visheni për Pashkë, disa kombinime që duhet t'i provoni menjëherë
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Jemi mësuar që në filxhanin a gotën e qumështit të shtojmë mjaltë, kakao ose ndonjë lugë sheqer, mirëpo pasi të lexoni artikullin e mëposhtëm do të ndryshoni kryekëput mendje, pasi “qumështi i artë” ka me të vërtetë veti të dobishme për organizmin. Ndoshta po mendoni që ky qumësht mund të ketë ndonjë përmbajtje ari prandaj dhe ka marrë këtë emër. Jo, ai merr këtë ngjyrë falë pluhurit ngjyrë ari të kurkuminës, përbërësit kryesor të shfaranit të Indisë.
Në fakt i kemi përmendur disa herë përfitimet e shumta të kësaj erëze. Studime të shumta kanë treguar se shafrani mbart më shumë se 150 komponentë medicinalë dhe është një nga erëzat më të mira që përdoret për një sërë problemesh shëndetësore si: sëmundjet e mushkërive apo mëlçisë, sëmundjet inflamatore, sëmundjet neurologjike, sëmundjet kardiovaskulare, çrregullimet autoimune dhe sëmundjet metabolike. Një gotë qumësht i ngrohtë me një lugë çaji shafran Indie gjatë ditës ose në darkë do t’ju japë këto përfitime:
1.Lufton inflamacionin: sëmundjet e ndryshme kronike vijnë si shkak i llojeve të ndryshme të inflamacionit. Kurkumi, elementi kyç i gjendur tek shafrani është shumë efektiv në trajtimin e inflamacionit.
2.Parandalon kancerin: shumë studime kanë treguar aftësinë e shafranit në rregullimin e aktivitetit gjenetik, aktivitet i cili promovon funksionimin e qelizave të shëndetshme dhe shkatërron qelizat kancerogjene.
3.Detoksifikon mëlçinë: shafrani përmirëson rrjedhën bilare. Kjo e bën atë një pastrues të fuqishëm të mëlçisë dhe eleminimin e toksinave nga ky organ.
4.Parandalon sëmundjet e zemrës: sipas një studimi të publikuar në “Revistën Amerikane të Kardiologjisë” u konstatua se shafrani zvogëlonte rrezikun e sulmeve në zemër në 56%.
5.Përmirëson shëndetin e trurit: përdorimi i përditshëm i qumështit me shafran apo i vetë erzës do t’ju përmirësojë kujtesën dhe do t’ju parandalojë shfaqjen e sëmundjeve neurologjike.
Përgatisni fillimisht pastën e artë me 4 lugë gjelle pluhur shafran, 1 lugë çaji piper i zi pluhur dhe 2 filxhanë çaji ujë i filtruar. Përbërësit duhet të zihen në zjarr të avashtë që të mos krijohen kokrriza dhe ruajeni në frigorifer. Merrni çdo ditë një gjysmë lugë kafeje nga pasta dhe treteni në qumështin tuaj të preferuar, që mund të jetë qumësht lope, soje ose qumësht bajamesh. Këshillohet të pihet para çdo vakti pasi krijon ndjesinë e ngopjes dhe frenon dëshirën për të ngrënë.
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Ish-Missi dhe modelja shqiptare, Sara Gjordeni, e cila u bë e famshme për pjesmarrjen e saj në Big Brother, është revoltuar me koment...