Shtatzania 13 Gusht 2019

A ndikon gjinia e fëmijës tek shfaqja e dibaetit në shtatzëni, cilat gra janë më të rrezikuara?

Shtatzania

Janë vetëm mundësi por kanë një probabilitet të lartë: një nënë shtatzënë që pret një djalë, rrezikon më shumë të zhvillojë diabetin gestacional. Një studim i botuar në ''Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism'' dhe i kryer nga Universiteti i Torontos ka bërë hulumtim të shkëlqyeshëm ku janë përfshirë 643 mijë gra.

Anomalitë metabolike

Në hulumtim u analizuan shkallët e rasteve të diabetit dhe, përveçse u zbulua se gratë që presin një djalë kanë më shumë gjasa të zhvillojnë diabet gestacional, ekspertët gjithashtu theksuan se gratë  tek të cilat manifestohet sëmundja kur janë duke pritur një vajzë, janë në rrezik më të madh për t’u diagnostikuar me diabet të tipit 2 pas shtatzënisë. Kjo tregon se pacientet që kishin anomali më të rënda themelore metabolike, ishin më të ndjeshme  ndaj diabetit gestacional, edhe pa efektin e shtuar të një fetusi mashkull. Sipas autorëve, ky studim vërteton edhe njëherë që fëmija mund të ndihmojë për të kuptuar më mirë shëndetin e nënës dhe të ndihmojë në parashikimin e rreziqeve të sëmundjeve të ardhshme.

Diabeti gestacional

Diabeti gestacional prek midis 1 dhe 14 përqind të grave shtatzëna dhe mund të rrisë rrezikun e hipertensionit, rrezikun që nëna t’i nënshtrohet një lindjeje cezariane ose të parakohshme, apo edhe të ketë komplikime gjatë lindjes së fëmijëve për shkak të peshës së tepërt të të porsalindurit. Diabeti gestinal ndodh kur një grua shtatzënë ka nivele më të larta të glukozës ose sheqerit në gjak sesa normalja. Gratë shtatzëna që vuajnë nga ky çrregullim kanë një rrezik më të lartë të zhvillimit të diabetit tip 2 në të ardhmen. Diabeti gestacional mendohet të ndodhë për shkak të një kombinimi të anomalive metabolike tek nëna dhe ndryshimeve të përkohshme që ndodhin gjatë shtatëzanisë. Gjetjet e hulumtimit tregojnë  që fetusi mashkull shkakton më shumë ndryshime metabolike sesa fetusi femër./BURIMI ''PËR NËNAT"

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor