Pjata kryesore 13 Gusht 2019

Fileto pule me mjaltë, susam dhe limon

Pjata kryesore

Nga LINDA FISHTA/Fotografia ARMAND HABAZAJ

PËRBËRËSIT PËR 4 PERSONA:
»» 4 gjokse pule të prera në kubikë (sa t’i kapë piruni)
»» 1 lugë mjaltë plot
»» 2 lugë fara susami të pjekura më parë (në furrë ose në tigan pa vaj)
»» 1/2 limon organik, i prerë në copa të vogla
»» 50 ml salcë soje
»» 3 lugë vaj ulliri
»» 50 ml lëng limoni


PËRGATITJA: Mjaltin e ngrohim në një tigan të vogël. E përziejmë më pas me salcën e sojës, lëngun dhe copat e limonit. Shtojmë mishin dhe pasi ta mbulojmë me plastmasë kuzhine, e lëmë të marinohet për 2-3 orë në frigorifer. Pas kësaj kohe, vëmë një tigan në zjarr me vajin e ullirit dhe skuqim mishin, derisa të marrë pak ngjyrë. Shtojmë më pas marinimin e pulës dhe e lëmë tiganin në zjarr për 10 minuta, duke i përzier herë pas here me lugë druri. Shtojmë farat e susamit, i përziejmë me lugë druri dhe më pas e shërbejmë mishin menjëherë sipas dëshirës, me pilaf me oriz të bardhë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor