Aktualitet 13 Gusht 2019

Pasi termometri shënoi 42 gradë, sinoptikanët parashikojnë reshje shiu; Ja kur freskon moti

Aktualitet

Fundjavën që lamë pas, sinoptikanët parashikuan që e hëna dhe e marta e kësaj jave do të ishin ditët më të nxehta të muajit ! Parashikimet ishin të sakta dhe temperaturat do të arrinin kulmin.

Ditën e djeshme termometri shënoi 41.6 gradë celcius, por fatmirësisht në ditët në vijim pritet një normalizim i temperaturave.

Sipas meteorologëve fundi i të nxehtit afrikan merr fund ditën e mërkurë, kur do të nisin edhe reshjet e shiut edhe rënia e temperaturave.

Kjo ishte vala e fundit e kësaj vape përvëluese nga tre të tilla.

Pas të mërkurës pritet të ketë vranësira në të gjithë territorin e vendit tonë dhe vlera maksimale e termometrit do të pësojë  një rënie me të paktën 4 gradë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor