Showbiz 13 Gusht 2019

''Jam e lumtur që fëmija im do të ketë motra e vëllezër", Armina Mevlani flet për raportin me fëmijët e Shkëlzenit

Showbiz

Në qoftë se mendoni se vajzat e bukura të ekranit e kanë mendjen vetëm tek veshjet  dhe pushimet, gaboheni, pasi edhe ato, jo domosdoshmërisht të gjitha, mendojnë për momentin kur do të krijojnë familjen e tyre. Dëshirës për të patur një shtëpi të madhe, ku dëgjohen zërat e hareshëm të fëmijëve, nuk i ka shpëtuar as Armina Mevlani.

Qetësohuni! Nuk ka akoma pritje të ëmbël për vajzën e njohur të kryeqytetit, e cila ndonëse fëmijë i vetëm, ka shprehur dëshirën për t'u bërë mama së shpejti. E ftuar ditën e djeshme në ''Pushime on top", Armina ka folur për këtë temë, si dhe ka rrëfyer marrëdhënien që ka me fëmijët e Shkëlzenit.

“Absolutisht që e kam menduar. Unë në fakt jam e lumtur që Zeni i ka 2 fëmijë të cilët i dua shumë. E di që fëmija im nuk do jetë i vetëm, si unë, pa motër dhe vëlla. Unë dua të kem fëmijë, dhe Zeni nuk më ka bërë asnjëherë presion. Duke qënë se jemi të dy të zënë në udhëtime, dua që të jetë koha perfekte për këtë hap, që të angazhohem maksimalisht tek familja. Unë jam 28 vjeç dhe shoqet e mia mendojnë ndryshe por unë mendoj që kur te vijë koha e duhur është më mirë dhe sigurisht pas martese”, deklaroi Armina.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor