Showbiz 13 Gusht 2019

Na ishte një herë e do të mbetet gjithmonë Monica Bellucci, aktorja italiane shfaqet rrëzëllitëse në prag të 55 vjetorit

Showbiz

“Nuk është çështje moshe, është çështje energjish. Trupi mund të plaket, por shpirti rinohet”. Kështu do të shprehej Monica Bellucci para pak kohësh në një intervistë ekskluzive për ‘’Vanity Fair Italia”. Aktorja e mirënjohur, e cila ka luajtur në një sërë filmash ku ndër më kryesorët përmendim atë të vitit 2000 ‘’Malena” me regji te Giuseppe Tornatores.

Që aktorja italiane vazhdon të jetë e bukur, nuk çuditet më njeri! Megjithatë, askush nuk mund të mos ndalet për t’i shijuar e komentuar, sa herë që aktorja ndan me miqtë e Instagramit, fotografi si këto të mëposhtmet. Në kopertinën e revistës “Madame Figaro”, Monica Bellucci ka rrëmbyer të gjithë vëmendjen e fansave të saj më pamjen rrëzëllitëse. Nuk ndodh përditë të shihni një 55-vjeçare në këtë formë fizike. Larg bisturive e trajtimeve që tashmë kanë shformuar linjat e vërteta të fytyrës dhe po prodhojnë dita-ditës kopje të shëmtuara, manekinë pa identitet, Bellucci ka ditur të ruajë dhe t'i japë një tjetër dimension bukurisë mesdhetare.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor