Keshilla per udhetimet 12 Gusht 2019

Të gjithë kanë shkuar  me pushime; “ Po unë çfarë do të bëj tani në Tiranën bosh ?”

Keshilla per udhetimet

Të gjithë e kemi parë se sa e zymtë mund të duket Tirana në verë.Kjo është koha kur qyteti boshatiset dhe ata që mbeten, për shkak të punës, apo arsyeve të tjera mund ta gjejnë veten duke menduar: “ Po mirë çfarë do të bëj tani”? E kemi një përgjigje edhe për këtë. Më poshtë ju sjellim pesë aktivitetet që mund të bëni kur të gjithë janë me pushime.

Të shkosh në muzetë e qytetit

Sigurisht që Tirana nuk është vendi më historik i mundshëm, por gjithsesi ekzistojnë disa muzeume të cilat mund t’i vizitoni. Mund të përmendim Muzeun Historik Kombëtar,Muzeun Arkeologjik, Shtëpinë e gjetheve si dhe Bunkartin.

Hiqni smartphon-in dhe kujdesuni për veten

Nëse nuk keni nevoja emergjence gjatë të cilave do t’ju duhet të përdorni patjetër smartphon-in, mund dhe ta mbani në ndonjë sirtar dhe t’i kushtoheni totalisht vetes. Mund të bëni maska për fytyrën në shtëpi, ose trajtime të plota bukurie. Nëse gjeni ndonjë SPA hapur në qytet mund të kaloni një ditë aty.

Nxirje në shtëpi

Ata që kanë një kopsht para shtëpisë në këtë rast janë shumë me fat, pasi mund të kalojnë  kohë në kopësht, larg qytetit duke u qetësuar. Nëse dëshironi mund të vishni kostumin e banjës dhe këtë kohë mund ta shfrytëzoni edhe për të marrë pak ngjyrë.

Një shëtitje në natyrë

E dimë, Tirana nuk ka shumë vende të cilat ofrojnë pamje të natyrës, gjithsesi mund ta provoni.  Vizitoni Parkun e Liqenit, Farkën, ose  Kalanë e Petrelës, apo ndonjë fshat afër kryeqytetit,  në çdo rast ja vlen të largoheni nga rutina.

Pishina

Nuk janë njëlloj me pushimet në det apo në liqen, por të paktën janë diçka. Merrni në çantë librin tuaj të preferuar, telefononi ndonjë mikeshë që rastësisht është kthyer nga pushimet dhe kaloni një ditë në pishina. Nuk keni asgjë për të humbur kështu që mund ta provoni.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor