Familja 12 Gusht 2019

Këtu gabojmë të gjitha, çfarë nuk duhet bërë  kurrën e kurrës pas ndarjes

Familja

Mos e gjurmo ish partnerin në rrjetet sociale

Shpesh në ditët e sotme, të paktë janë ata të cilët mund t’i rezistojnë tundimit për të ndjekur “këmba këmbës” ish-partnerin në rrjetet sociale.  Nuk duhet ta bëni këtë pasi do të bëjë që të lëndoni më tepër veten. Askujt nuk i pëlqen të shohë që personi, i cili sa e ka lënë është duke shijuar jetën.

Mos kërkoni të hakmerreni

Është shumë e zakonshme, që të kemi dëshira hakmarrëse në momentin kur dikush na le për dikë tjetër.  Gjithsesi nuk duhet të veproni në gjaknxehtësi e sipër duke bërë veprime për të cilat do të pendoheni më pas. Veproni me pjekuri, nuk keni humbur asgjë.

Mos bëj skena në publik

Për çfarë  mund të shërbejnë? A do të mund ta kthejnë pas vendimin e ish-it tuaj? Më mirë t’i evitosh. Në mes të atij dhe dinjitetit zgjidh gjithnjë dinjitetin. Nuk ja vlen të “lesh nam”  për dikë që nuk dëshiron të jetë me ty.

Mos u përgjëro

E dimë që dhimbja është e madhe, por bëj ç’ është e mundur, mblidh forcat kudo që t’i kesh dhe mos e shkruaj atë mesazhin romantik përgjërues dhe lutës. Ai nuk dëshiron që të  jetë me ty dhe lutjet e tua do të shërbejnë thjesht për ta larguar më shumë.

Mos kontakto familjarët e tij

Është normale që pas një marrëdhënie të gjatë, partnerët të kenë krijuar raport edhe me familjarët e njëri-tjetrit.  Gjithsesi nëse ndodh që të ndaheni, kurrë mos kërkoni që të përballeni me familjen e ish-partnerit.  Ky veprim nuk është i këshillueshëm pasi ju do të vendosnit në siklet veten dhe të tjerët.

Mos  e zëvendëso shpejt

Nuk është e detyrueshme që të jesh në një marrëdhënie. Kështu që pas një ngjarje kaq traumatike është e mira që të marrësh pak kohë për veten.  Vetëm pasi të kesh sistemuar ndjesitë e tua do të jesh gati emocionalisht për një lidhje tjetër.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor