Showbiz 11 Gusht 2019

Princesha Charlotte u nxjerr gjuhën kamerave, reagimi i Kate Middleton po bën xhiron e rrjetit

Showbiz

Kur bëhet fjalë për familjen mbretërore të gjithë jemi sy e veshë rreth gjithçkaje që ndodh me ta, e kësaj vëmendjeje e interesi nuk mund t'i shpëtojnë dot as më e vogla e vajzave të familjes, princesha Charlotte. Nëse mendoni se 4-vjeçarja mund të bëjë ç'të dojë gaboheni, pasi ashtu si të gjithë pjesëtarët e tjerë duhet të ndjekë disa rregulla, për shembull: nuk mund të ulet në tryezë me të rriturit, duhet të dijë sa më shumë gjuhë të huaja, nuk mund të veshë ç'të dojë etj.

Por Charlotte, njësoj si e ëma, mund t'i thyejë rregullat, fundja e pse jo është princeshë. Në ndryshim nga vëllai i saj i madh George, që nuk i ka qejf daljet publike dhe shpeshherë fshihet pas prindërve, Charlotte e adhuron të jetë në qendër të vëmendjes. Çudi për një Dem, por ja që vogëlushja çapkëne e bën dhe gjesti i ''preferuar" i saj është t'u nxjerrë gjuhën jashtë kamerave, njëlloj si Harry kur ishte fëmijë.

Dy ditë më parë, Kate Middleton dhe princi William morën pjesë në një garë lundrimi, fitimet e së cilës shkuan për bamirësi. Bashkë me ta ishin edhe dy fëmijët e tyre më të mëdhenj. Një moment, në përfundim të ndeshjes, teksa të gjithë po ngriheshin nga poltronat e tyre për t’u larguar, Kate i kërkoi të voglës Charlotte që të përshëndeste turmën dhe mediat. Dihet që princesha 4 vjeçe nuk e ka marrdhënien shumë të mirë me fotografët dhe u nxorri gjuhën kamerave. Dukesha e Cambrdige postoi videon në Instagram, duke e kthyer këtë në situatë humori e jo sikleti.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by (@katemiddletonvideos) on

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor