Showbiz 11 Gusht 2019

Një Miss 42 apo 24-vjeçare? Hygerta Sako feston datëlindjen dhe kjo foto na ngatërroi të gjithëve

Showbiz

Edhe pse në një intervistë të pak muajve më parë, ajo u shpreh se nuk i pëlqente që njerëzit vazhdonin ta identifikonin si ‘’Miss Shqipëria’’, është e vështirë të mos i drejtohesh kështu pasi Hygerta nuk ka asnjë ndryshim nga vajzat që mbajnë sot kurorat e më të bukurave në vendin tonë. Nëse pak kohë më parë do të vinim re vetëm disa kilogramë më shumë, tani që bukuroshja e njohur e ekranit është më në formë se asnjëherë më parë, edhe ato i ka lënë në të shkuarën. Dhe është fiks sa atëherë kur ishte vetëm 18 vjeç dhe u shpall më e bukura e Shqipërisë. Apo duket pak më e rritur se, si për shembull 24?

Moderatorja duket se po e shijon çdo periudhë të jetës së saj dhe ndihet shumë e lumtur, mirëpo kur bëhet fjalë për moshën, i vjen pak keq që po mbush 42 vjeç.

Ditën e djesyhme, moderatorja e njohur e ekranit të RTSH-së ka festuar datëlindjen e sigurisht që nuk mund të mos ndante disa foto nga kjo ditë. E zhvendosur në jug të Shqipërisë, ku edhe po pushon së fundmi, Hygerta i ka uruar ditëlindjen vetes duke shtuar gjithashtu se nuk ndihet e lumtur që mbush 42 vjeç, pasi ndihet si një 24 vjeçare e dashuruar. Dhe ne i japim të drejtë pasi Hygerta është në top formë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor