Kujdesi per trupin 10 Gusht 2019

4 sekretet e vajzave që e mbajnë ngjyrën e bukur çokollatë disa muaj pasi pushimet e verës mbarojnë

Kujdesi per trupin

Bëni një muaj plazh dhe në tetor nuk keni asnjë grimë 'ngjyrë çokollate' në lëkurë? Epo, nuk mjaftojnë vetëm kremërat e mirë që përdorni, duhet të kujdeseni edhe më pas, që nxirja të zgjasë. Me ca këshilla të vogla mund t’ia dilni të keni ngjyrë të bukur lëkure. Si?

1. Ushqyerja

Ushqyerja e mirë, me të gjitha frutat e perimet e stinës është e rëndëisishme përpara dhe pas ekspozimit në diell. Më të dobishmet janë frutat ngjyrë portokalli si pjeshka, kajsitë apo pjepri. Frutat e thata dhe vaji i ullirit janë po aq të nevojshëm për shkak të vitaminës B dhe E. Zakonet e mira në tryezë nuk do të të lënë asnjëherë në baltë.

2. Mos bëni dushe me ujë të nxehtë

Së pari duhet të shmangni ‘zhytjet’ e gjata në vaskë dhe të praktikoni dushet e shpejta me ujë relativisht të ftohtë.

3. Mos përdorni sfungjerin dhe zgjidhni shampon e duhur

Së pari duhet të dini që edhe zgjedhja e shampos ka rolin e saj. Prania e alkoolit në të apo aromërave të shtuara, ndikon në zbehjen e ngjyrës. E mira është të përdorni vajërat esencialë dhe, në çdo rast, të mos e fërkoni trupin me sfungjer apo të bëni scrub-e të ndryshme. Nëse ju janë bërë të domosdoshme, atëherë zgjidhni pastruesit e lëkurës pa grimëcat që depërtojnë thellësisht në të.

4. Përdor vajrat e duhur 

Përzierjet e vajërave nuk do të të ndihmojnë vetëm për të ruajtur ngjyrën por edhe për të pasur lëkurë të shëndetshme që do të bejrë menjëherë në sy.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor