Menu vere 10 Gusht 2019

Patëllxhan me djathë Mozzarella në furrë; recetë e shpejtë dhe e lehtë verore

Menu vere

Nga Linda Fishta, Fotografia: Armand Habazaj
PËRBËRËSIT PËR DY PERSONA:

»» 1 patëllxhan

»» 125 g djathë Mozzarella

»» salcë domatesh, kaperi me kripë, rigon,

»» vaj ulliri, kripë kokërrmadhe, kripë e imët sipas nevojës

PËRGATITJA:

1.Presim patëllxhanin në feta ½ cm të trasha. I spërkasim me kripë kokërrmadhe dhe, pasi t’i kemi vënë një peshë sipër, i lëmë për 30 minuta të kullojnë lëngun e hidhur në një kullesë makaronash.

2.Pas kësaj kohe, u heqim kripën e tepërt, i shpëlajmë me ujë, i thajmë me një pecetë të pastër dhe i pjekim nga të dyja anët mbi një pllakë gize ose në një tigan të sheshtë pa vaj. I vendosim fetat e patëllxhanit në një tavë të lyer me vaj ulliri, por i vendosim në mënyrë që të mos jenë shumë mbi njëra-tjetrën. I spërkasim me vaj ulliri, salcë domate, rigon dhe kaperi, të cilët i kemi shpëlarë me ujë e tharë me letër kuzhine. Vendosim sipër djathin Mozzarella të prerë në copa të vogla dhe e vëmë të piqet për rreth 20 minuta, në furrë të ngrohur më parë në temperaturën 180° C. E konsumojmë menjëherë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor