Aktualitet 10 Gusht 2019

Pamjet spektakolare që na vijnë nga qendra e Tiranës; Si po i përballojnë temperaturat e larta qytetarët

Aktualitet

Këto temperatura të larta që arrijnë deri në 40 gradë mund të përballohen vetëm buzë, detit, por edhe kryeqytetasit duket se e kanë gjetur një zgjidhje. Vala e dytë e të nxehtit afrikan na ka gjetur të përgatitur, sepse prej qershorit, vlera maksimale e termometrit shendon mbi 35 gradë. Ndonëse mjekët rekomandojnë që në orët e pikut të qëndroni në vende të freskëta, sërish është e pamundur të shmangesh lëvizjet në ambientet e jashtme ku nuk ka hije. Qendra e qytetit është një nga hapësirat e tilla, por shatërvanët duket se bëjnë punë.  Fëmijët janë ata që i shijojnë mësë shumti por dhe qytetarët e tjerë nuk kanë ngurruar të pushojnë nën pemë apo të freskohen. Fotot e mëposhtme janë shkrepur ditët e djeshme në qëndër të Tiranës.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor