Tendencat e fundit te modes 10 Gusht 2019

Bëhuni gati për trendet e shtatorit; Në dollapin tuaj duhet të keni patjetër këto veshje dhe aksesorë

Tendencat e fundit te modes

Pasarelat kanë folur dhe vitet 90-të janë rikthyer. Poë kështu dhe vitet 80-të dhe 70-të.  Në këtë artikull përveç viteve gjithashtu do të zbuloni dhe ngjyrat, dizajnin dhe motivet që duhet të keni në garderobën tuaj për vjeshtën e vitit 2019.

Çanta extra small: Një model shumë I vogël e një çanta në ngjyra dhe forma të ndryshme.. Mund të jetë në lëkurën e një gjrpri apo dhe e thurur pak rëndësi ka. Modeli dhe madhësi janë detajet më të rëndësishme të kësaj çante.

Ngjyra lejla: 2018-ta ishte kulmi I ngjyrës rozë! Por këtë vjeshtë ngjyra më e veshur do të jetë lejlaja, ngjyra e orkideve. Këtë gjë e vëmë re veçanërisht në pasarelat e Tom Ford.

Çfarë do të bënit në vjeshtë pa një pallto?! Një nga siluetat më të forta të veshjeve të jashtme  nga koleksionet e Vjeshtës 2019 ishte pallto. Chanel i dha asaj ngjyrime të forta ndërsa Marc Jacobs tregoi modelet në Leopard.

Merrni thekët me vete kudo që shkoni: Në vend të pendëve të mëdha tani stilistët kanë gjetur mënyra më të thjeshta për t’ja shtuar veshjeve tuaja. Thekë të lehtë kemi parë në pasarelat e Valentinos Proenzas Schouler etj.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor