Shenjat që paralajmëron Meri Gjini, çfarë ju pret këtë fundjavë
Meri Gjini ka bërë parashikimin për të gjitha shenjat, për atë çfarë i pret në katër ditët e ardhshme...
Në kohët e sotme është pothuajse e pamundur që të mos përthithni një sasi metalesh të rënda toksike, si: merkuri, alumini, bakri, kadmiumi, nikeli dhe plumbi. Këto metale akumulohen shpesh në mëlçi, fshikëzën e tëmthit dhe/ose në zorrë. Meqenëse këto metale janë më të rënda se uji që ndodhet në sistemin tretës dhe gjak, ato precipitojnë, njësoj si copëzat e arit në fund të shtratit të lumit.
Metalet e rënda toksike bëhen të rrezikshme nëse fillojnë të oksidohen. Ato pësojnë ndryshime dhe dëmtojnë të gjitha qelizat fqinje.
Te shumica e njerëzve, kështu zhvillohen sëmundjet dhe sindromat si ajo e zorrës së irrituar, krohnit (inflamacion i traktit gastrointestinal) dhe koliti (inflamacion i zorrës së trashë, i cili është zakonisht një infeksion kronik i shkaktuar nga virusi i herpesit, që kemi përshkruar në kapitullin 11 dhe bakteri streptokok).
Në mikroskop, këto nënprodukte të mbetjeve virale shpesh ngjasojnë me parazitët. Kjo bën që rezultatet e analizave të feçeve të dalin gabim dhe rrjedhimisht e tillë do të jetë edhe diagnoza e vendosur. Ky është një konfuzion që ndodh sot, për sa u përket sëmundjeve të sistemit tretës.
Metalet e rënda mund të shkaktojnë probleme, të cilat, nëse nuk trajtohen siç duhet, është e pamundur t’i heqësh qafe. Prandaj, nëse keni probleme me zorrët ose vështirësi kronike me tretjen, ju këshilloj që të merrni parasysh faktin që metalet e rënda luajnë një rol të rëndësishëm në problem, prandaj ndërmerrni hapat e duhur për t’i larguar nga organizmi.
Ja disa mënyra për të larguar metalet e rënda toksike nga trakti intestinal:
•selinoja: hani gjysmë tasi në ditë në formën e sallatës ose konsumojeni në formë smuthi;
•majdanozi: hani çerek tasi në ditë në formën e sallatës ose smuthit;
•spirulina: (preferohet ajo e Havait) nëse është në formë pluhuri (që është edhe më e mirë për largimin e metaleve nga zorrët), përzieni një lugë çaji në ujë ose smuthi çdo ditë;
•hudhra: hani dy thelpinj të freskët çdo ditë.
•sherbela: hani dy lugë gjelle në ditë;
•gjethet e dellit: ziejini dhe pini nga një filxhan çaj në ditë;
•tërfili i kuq: përgatisni një çaj me dy lugë gjelle nga lulet e çelura të kësaj bime dhe pini dy filxhanë në ditë.
Librin mund ta blini online këtu Botimet Living
Meri Gjini ka bërë parashikimin për të gjitha shenjat, për atë çfarë i pret në katër ditët e ardhshme...
“Kam fol me familjen time kur u zura me Meritonin”, kështu ka deklaruar Rike Roçi në një diskutim brenda shtëpis&...
Njoftimi i Kate Middleton se ishte diagnostikuar me kancer tronditi botën, menjëherë pas lajmit se edhe mbreti Charles vuante nga kanceri, duke...