Showbiz 9 Gusht 2019

Meghan Markle në krah nënave të reja "Mos lejoni askën t'ju thotë si duhet të dukeni pas lindjes apo sa kg duhet të humbisni"

Showbiz

Nuk është një gjë e re, të themi se pas lindjes gratë shtatzënë përjetojnë një presion të madh porsa i përket rikthimit në formë dhe humbjes së peshës fituar gjatë pritjes së ëmbël ! Duket sikur barkun e 9 muajve duhet ta ‘zhdukin’ për 9 javë e kjo i rëndon edhe më shumë mbi nënat e famshme falë faktit se janë në qendër të vëmendjes. Por Meghan Markleit jo !

Us Ëeekly raporton se Meghan Markle nuk është gati t'i lejojë njerëzit e tjerë të diktojnë se si ajo duhet të duket pas lindjes. Një burim kishte pohuar për revistën se Dukeshka dëshiron të ndryshojë perceptimin e së bukurës e të qenët e dobët shkon dorë për dore me këtë fakt.

Përkundrazi, ajo po përqendrohet në shëndetin dhe mirëqenien e saj e në vend të harxhojë energji për të humbur yndyrën e akumuluar në zonën e barkut ajo po bën joga e po mediton. Duket se këto praktika e ndihmojnë Dukeshën të qetësohet e të ndihet më mirë.

Madje me sa duket, ajo është duke i mësuar dhe Harrit  disa lëvizje, kështu që ata janë vërtet duke jetuar jetën e tyre më të mirë në Ëindsor .

Ende nuk dihet se kur Meghan do të bëjë një dalje tjetër publike duke pasur parasysh se ajo nuk është e detyruar të shkojë në ndonjë event të familjes Mbretërore, por kur u shfaq krahë Princ Harryt në premierën e filmit Mbreti Luan, ajo shkëlqeu.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor