Showbiz 9 Gusht 2019

''Mirë që s'më ndatë nga gruaja" Ardit Gjebrea reagon për herë të parë pas fotos me Arbanën

Showbiz

‘’Ku ka zë, s’është pa gjë” thotë një shprehje e urtë popullore, mirëpo ditën e djeshme moderatori dhe showman-i i njohur Ardit Gjebrea jo vetëm u ka dhënë fund zërave për një bashkëpunim të mundshëm mes tij dhe Arbana Osmanit, por ka dhënë edhe notën e tij kritike ndaj portaleve të ndryshme që e frynë aq shumë këtë lajm. Vetëm pak ditë më parë në shumë medie online qarkulloi lajmi i një kalimi të mundshëm të Arbanës tek ‘’Tv Klan”. Dyshimet u përforcuan akoma edhe më shumë pas fotografisë ku ajo shfaqej duke drekuar me Ardit, Anila dhe Anna Gjebrenë.

Kaq mjaftoi që të vërshonin lajmet lumë për rolin e ri të Arbanës në projektet televizive tek Arditi, madje më ''thashethemexhinjtë" arritën deri në atë pikë që të tregonin arsyet pse Arbana ishte larguar nga Top Channel. Ditën e djeshme në një status në Instagram, Gjebrea ka hedhur poshtë lajmet për marrëveshje punë mes tyre dhe shkruan se dreka ka qenë thjesht një drekë qejfi.

“Hajde besoju këtyre…Shyqyr që nuk thanë që do të ndahem nga gruaja. Po një drekë për qejf ishte mor aman…a mundet që dy miq të hanë një drekë jashtë pune? A duhet se s’bën të ketë diçka pas,”– shkruan ai.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor