Showbiz 9 Gusht 2019

''Shpërtheva në lotë, sikur të isha fëmijë" Adrola Dushi tregon historinë prekëse me Troin që e bëri të reflektojë gjatë

Showbiz

Prej gati dy vitesh Adrola Dushi ka lënë Shqipërinë për të realizuar ëndrrën e saj të fëmijërisë, të krijojë emrin e saj me gërma të arta në pasarelat e gjigantëve të industrisë së modës. Një ëndërr që bukuroshja shqiptare po e jeton çdo ditë pak nga pak. Megjithatë sa herë i duhet të marrë avionin për të fluturuar drejt ëndrrës, një pjesë të shpirti e lë në Tiranë tek Troi, djali i saj i vetëm, të cilit i duhet të kalojë skohë larg mamasë, ndonëse modelja përpiqet që të jetë pranë tij në çdo moment. 

Në një intervistë, të dhënë së fundmi, për “Privé”, Adrola ka treguar një histori mjaft prekëse në lidhje me të birin për të cilën shprehet se ka qarë kur ia kanë treguar, por edhe ka reflektuar gjatë.

“Unë kam një mik shumë të shtrenjtë në jetën time dhe ai është djali im Troi. Ai e ndjen çdo gjë që ka të bëjë me mua. Troi ishte në kopsht dhe i japin një lule të vogël e një buzëqeshje që ia vizatojnë në dorë dhe shkon shumë i lumtur në shtëpi dhe i thotë gjyshes së tij "O nëna shiko çfarë mora sot në kopsht". Më pas Troi ka thënë ' Po sikur mami të merrte një buzëqeshje të madhe e një lule, do isha shumë i lumtur për mamin. Kam qarë kur ma kanë treguar këtë histori. Jam ndjerë shumë keq sepse ai mendon për lumturinë time, e unë nganjëherë harroj lumturinë time. Jam e bekuar që e kam,”- rrëfeu modelja e prekur.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor