Këpucët me takë, 15 modelet më IN për sezonin e pranverës
Me ardhjen e pranverës, nisim zyrtarisht edhe sezonin e dasmave dhe eventeve. Ndaj do të jemi në provë të vazhdueshme për të...
Nga Mirela Andoni/Fotografia Armand Habazaj
Në qoftë se jeni adhurues të lulediellit, sikundër janë vajzat e portali Living, me siguri kjo pjatë jo vetëm që do t'ju pëlqejë shumë, por do ta përgatisni aq shpesh sa s'do të hani më gjë tjetër.
PËRBËRËSIT PËR 4 PERSONA:
2 petë brise
2 kunguj jeshilë
200 g gjizë pa kripë
100 g djathë kaçkavall
1 vezë
kripë, piper, arrë moskat, fara lini
PËRGATITJA: Grijmë në rende kungujt dhe i vendosim në një kullore që të kullojë lëngu. Në një tas përziejmë kungujt, gjizën, djathin kaçkavall, të bardhën e vezës, kripën, piperin, arrën moskat dhe këtë masë e hapim mbi petë, duke lënë 1 cm bosh në anë. Vendosim petën tjetër sipër, mbyllim mirë anët dhe i shtypim me pirun. Vendosim një pjatë filxhani në mes, e shtypim pak dhe presim në shirita pjesën e mbetur anash, duke i rrotulluar me kujdes. Heqim pjatën dhe e lyejmë të gjithë sipërfaqen me të verdhën e vezës. Hedhim në mes fara lini dhe e pjekim për 25 minuta në furrën e ngrohur më parë në 200 gradë.
Me ardhjen e pranverës, nisim zyrtarisht edhe sezonin e dasmave dhe eventeve. Ndaj do të jemi në provë të vazhdueshme për të...
Britney Spears ka postuar në Instagram një sërë fotosh mjaft provokuese nga pushimet e saj të fundit. Në njërën nga f...
Ledjona Xheladinaj, në intervistën e parë pas eliminimit nga “Big Brother VIP 3”, komentoi deklaratat e ish-bashkëshortit t&eu...