Letra 8 Gusht 2019

"Të qenët pa flokë nuk është e dhimbshme, është shoqëria ajo që ta shkakton atë" letra e gruas tullace dhe lufta e saj me standardet e bukurisë

Letra

Në moshën 12-vjeçare fillova të vëreja se flokët po më binin tufa tufa dhe mamaja mundohet të më mbulonte pjesët e skalit pa flokë, në mënyrë strategjike me gërshetat që më thurte.  Gjatë kohës që isha në gjimnaz gjendja vetëm u përkeqësua dhe mua më binin flokët sikur të isha një e sëmurë që i nënshtrohesha kimioterapisë! Nëse era do të ishte pak më e fortë se zakonisht mund  të më shkëpuste flokët nga koka, një prekje e lehtë gjithashtu mund të më krijonte një hapësirë boshe në flokë! Moshatarët në shkollë mendonin se unë isha e sëmurë dhe po jetoja ditët e fundit të jetës! Tre vite vizita dhe asnjë doktor nuk e kishte gjetur diagnozën time. SHumë dyshonin për kancer, të tjerr për lupus (një sëmundje autoimune), ndërkohë unë thjesht vuaja nga një sëmundje tjetër autoimune LUPUS që shkaktonte rënie të qimeve.  Në moshën 15-vjeçare kisha një diagnozë, por jo një kurë.

Isha e lumtur që të gjitha testet rezultuan negative, por nuk mund ta besoja që po më ndodhte mua kjo gjë. Duhej të rruaja kokën për të shmangur situatat e sikletshme të flokëve që më binin ngado, e falë mbështetjes së familjes arrita të merrja nën kontroll situatën, që deri në atë moment po më mbyste.

Fillova të mbaja paruke, por nuk është aq e lehtë sa duket. Në ditët e nxehta koka më dukej sikur më merrte flakë, e duke mos patur as edhe një fije ku parukja të kapej, ishte e pamundur të qëndronte ngjitur gjatë gjithë ditës.

Unë ndihesha mirë me veten, e paruken e vendosja për të tjerët e kur në shkollë një shoku im (i cili tani është bashkëshorti dhe babai i fëmijës sim) më tha që nuk duhet të shqetësohesha për mendimin e të tjerëve, u ndjeva sikur dikush qëndronte me mua se unë isha vërtetë argëtuese dhe jo për mëshirë.

Para gjashtë vitesh, për herë të parë ndjeva vërtetë se duhet të përballesha me sëmundjen time, ta pranoja e mos të torturohesha për të tjerët.  Ishte ai njeri që më shtyu të fokusohesha më shumë tek vetja ime dhe që pa bukurinë te mua, para se unë vetë ta shihja tek vetja ime.

Alopecia nuk është aspak e dhimbshme, është thjesht diçka jo e bukur për sytë e njerëzve kjo sipas standardeve që shoqëria ka vendosur. Dhimbja vjen nga njerëzit rreth që të tregojnë si duhet ta jetosh jetën dhe prej stereotipeve që kemi për biondet, kuqet brunet apo tullacet.  Të qenët tullace nuk është e lehtë, por sapo kuptova se bukuria nuk është një reklamë mode, jeta ime u bë më e bukur. LIVING / pershtatur ne shqip nga Marie Claire

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor