Showbiz 8 Gusht 2019

Vera Ora si të gjitha nënat shqiptare; I kërkon llogari Ritës dhe i thotë se çfarë duhet të veshë në moshën 28-vjeçare

Showbiz

Rita Ora duket se i lë shumë pak imagjinatës, me fotot e fundit nga pushimet e saj në një jaht.

28-vjeçarja është duke shijuar këto ditë të nxehta në Ibiza dhe fotot që ka postuar në Instagram janë bërë kryefjala e tabloideve britanike. E veshur me rroba banje të zeza të cilat dukshëm janë më të vogla nga ato që i duhen Ritës, kjo e fundit nuk duket aspak e shqetësuar e madje pozon si një DIVA para aparatit fotografik.

Por ‘lajmi’ nuk kanë qenë rroba banjet XS të Ritës që mezi i mbulojnë gjoksin, por komenti epik i mamasë së saj.

Si çdo mama, sado vite të ketë 'fëmija' sërish kjo e fundit  shqetësohet dhe ndërhyn në ato gjëra që ndoshta nuk i përkasin më!! Epo të të thotë mami se çfarë duhet të veshësh 28 vjeç?!! 

 “Rita Ora dukesh për mrekulli, vetëm të lutem le të vij herën tjetër me ty për të blerë rroba banjo, që të sigurohem se po merr masën e duhur”, shkrun me humor Vera Ora.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor