Showbiz 8 Gusht 2019

As karriera dhe as problemet ekonomike, kjo është arsyeja përse Bihter i dha fund martesës pas 4 vitesh

Showbiz

Kur thua Beren Saat nuk mund të mos mendosh për Bihter-in, personazhin kryesor të një prej intrigave më të bukura të dashurisë të kinematografisë turke. Por, bukuroshja e njohur e cila vazhdon të kryesojë klasifikimet si një ndër aktoret më të dashura dhe të paguara në Turqi mund të identifikohet fare lehtë edhe me emrat e personazhëve të tjerë rëndësishëm si Fatmagyl në telenovelën me po të njëjtin titull, apo sulltaneshës Kosem. 

Në qoftë se i keni parë telenovelat e mësipërme, me siguri kujtoni se historitë e tyre të dashurisë nuk kanë patur gjithmonë fund të lumtur, e mesa duket ky fat i keq ka ndjekur edhe në jetën personale. Para ca muajsh në shtypin e shkruar u përfol se martesa e tyre ishte në krizë  Dyshimet nisën për ditëlindjen e Beren, kur ajo kishte bërë një shkrim ku përmendi dashurinë e saj të parë Efe Güray, ndërsa bashkëshortin e saj jo.

Lajmet rezultuan të vërteta dhe çifti nënshkroi divorcin. Fillimisht u diskutua se ishin oraret e zgjatura të Beren-it dhe problemet ekonomike të ish-burrit të saj që çuan drejt fundit të martesës së tyre 4 vjeçare, por së fundmi është zbuluar se arsyeja e vërtetë është TRADHTIA. Sipas ''Haber", kantautori turk ka tradhtuar ish-bashkëshorten e tij me një aktore të njohur turke, Asl Iler.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor