Showbiz 8 Gusht 2019

Inis Gjoni poston foton nga adoleshenca dhe të gjithë ngelëm pa fjalë ''Si është e mundur që..."

Showbiz

Prej disa vitesh, ajo është tërhequr nga ekrani për t’ju përkushtuar dy dashurive akoma më të mëdha: vajzës së saj të vetme, Coco Antonel dhe teatrit, i cili i ka falur emocione të jashtëzakonshme. Megjithatë edhe pse jo fort e pranishme në ekran, Inis Gjoni një prej vajzave më të bukura e më të suksesshme të showbiz-it shqiptar, ruan kontaktet me fansat e saj nëpërmjet rrjeteve sociale ku ndan vazhimisht momente nga jeta e saj.

Kështu ka bërë dje, por fotografia e cila numëron 3493 pëlqime na kthen shumë pas në kohë, atëherë kur Inisi ishte vetëm 12 a 13 vjeçe. E veshur me një kostum tradicional të Shqipërisë së Mesme, Inisi i atëhershëm nuk ka asnjë ndryshim me atë që është sot, dhe sigurisht që nuk të mos vihet re buzëqeshja e ëmbël që e ka dalluar gjithmonë.

Këtë gjë e kanë vënë re edhe ndjekësit në ‘Instagram’, të cilët i kanë shkruar komente të shumta, të habitur edhe sesi ia ka dalë të sfidojë vitet e të duket rrëzëllitëse gjithmonë. Me siguri kur Coco të rritet edhe pak nënë e bijë do duken si dy shoqe të ngushta sepse për Inisin koha, sikundër mosha, janë thjesht shifra.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor