Kujdesi per trupin 7 Gusht 2019

Lëkura juaj është e errët vetëm në zonën pranë bikinit? Përdorni këto metoda të lehta të cilat funksionojnë menjëherë

Kujdesi per trupin

Të kesh lëkurë të errët përreth zonës së bikini është një problem shumë i zakonshëm. Mund të ndikojë në vetëvlerësimin e tuaj. Por mos u shqetësoni tani ka disa mënyra për të rregulluar këtë problem:

Qumësht: Konsiderohet të jetë një nga ndriçuesit më të mirë natyralë të lëkurës dhe do të ndihmojë në lehtësimin e lëkurës së errët. Merrni një top pambuku dhe zhyteni në pak qumësht dhe më pas aplikojeni në zonën ku keni lëkurë të errët. Masazhojeni butësisht për 15 minuta. Kjo rekomandohet të përsëritet 2 herë në ditë dhe do të vini re rezultatet e mahnitshme pas disa javësh!

Limon: Në vetvete ai përmban shumë vitaminë C që do të tonifikojnë lëkurën tonë dhe do të na ndihmojnë të heqim çdo qelizë të vdekur të lëkurës. Aplikoni pak në zonën e prekur dhe fërkojeni për disa minuta. Lëreni të qëndrojë për 20 minuta në mënyrë që të mund të veprojë dhe më pas, shpëlajeni. Përsëriteni këtë procedurë çdo natë para se të shkoni në shtrat.

Lëng shafrani dhe portokalli: Janë plot me agjentë zbardhues natyral. Ju duhet ta përdorni atë për të trajtuar njolla të ndryshme të lëkurës dhe për të lehtësuar lëkurën tuaj. Thjesht përzieni një majë luge me shafran Indie me 2 lugë lëng portokalli dhe vendoseni në zonën e errët të bikinit. Lëreni të veprojë për gjysmë ore.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor