Showbiz 7 Gusht 2019

''Vdekja e saj më ndryshoi si njeri, uroj që të bëhem sa gjysma e saj" Estela Ujka kujton momentin e saj më të dhimbshëm

Showbiz

Në qoftë se nuk e keni parë apo lexuar emrin e Estela Ujkës në Instagram, pa harruar këtu edhe daljet e shumta publike, mos ngurroni të bëni ndonjë kërkim të vogël pasi mamaja e tre vajzave është një ndër blogger-et më të dashura dhe të ndjekura në vendin tonë. E dimë, termi ‘’blogger/bloggere” është masivizuar së shumti kohët e fundit, por Estela është me të vërtetë një nga ato vajza që gjithmonë është shquar si vajza ''cool dhe fashionista" e kryeqytetit.

Para pak muajsh, Estela ndau me ndjekësit e saj një nga momentet më të vështira: përballja me një sëmundje të rëndë, e cila i kushtoi humbjen e gishtit si pasojë e përparimit të kancerit. Mirëpo, ditën e djeshme, e ftuar në  "Pushime on Top", Estela ka rrëfyer publikisht momentin më të dhimbshëm të jetës së saj.

"Nuk kam folur asnjëherë për këtë dhe tani nuk dua të flas... Ndarja nga jeta e mamit më ka ndryshuar edhe si njeri dhe kam kuptuar që jemi kalimtarë në këtë jetë... Në atë kohë, sapo isha bërë nënë. E kalova, por unë nuk mund ta jem kurrë si ajo, ama ashtu siç na mësoi ajo ne si fëmijë, të falim dashuri, t'i themi njëri-tjetrit sa e duam, ashtu edhe unë mundohem ta bëj këtë me vajzat e mia", -tregoi ajo, duke prekur të gjithë me historinë e saj.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor