Pjata kryesore 6 Gusht 2019

Karkaleca të marinuar, pite me gjalpë dhe hudhër

Pjata kryesore

Nga MIRELA ANDONI/Fotografia ARMAND HABAZAJ

Nuk keni nevojë të shkoni në ndonjë restorant buzë detit për të shijuar një pjatë shijshme me karkaleca, përkundrazi pasi të provoni këtë recetë të Mirelës do i përgatisni gati çdo javë. Në qoftë se nuk keni karkalecë në shtëpi, shkoni t'i blini dhe gatuajini menjëherë.

PËRBËRËSIT PËR 4 PERSONA: 1 kg karkaleca, 1 thelb hudhër,  ½ limoni, lëkura dhe lëngu, 4-5 fije majdanozi, 4 shkopinj kuzhine, kripë, piper, vaj ulliri

PËRBËRËSIT PËR BRUMIN E PITEVE: 300 g miell, 150 ml ujë, 2 lugë kos, 5 g maja, kripë dhe 1/2 lugë çaji me fryrës ëmbëlsirash.

PËRGATITJA: Pastrojmë karkalecat dhe i shkojmë në shkopinjtë e kuzhinës. Më pas fillojmë me përgatitjen e salcës së marinimit: shtypim hudhrën, presim majdanozin, shtrydhim lëngun e limonit dhe grijmë lëkurën e tij, i bashkojmë të gjitha në një enë me vajin, kripën dhe piperin. Lyejmë karkalecat nga të gjitha anët dhe i lëmë të pushojnë 30 minuta. Më pas përgatisim brumin e piteve duke përzier të gjithë përbërësit dhe e lëmë të pushojë 30 minuta. Pas kësaj kohe e ndajmë në 6 pjesë dhe e hapim në petë të holla e të vogla. I pjekim në tigan pa yndyrë dhe i lyejmë me gjalpë të skuqur me hudhër dhe majdanoz. Pasi pjekim edhe karkalecat për 2 minuta, i shërbejmë me pitet e ngrohta, salcë kosi dhe sallata të ndryshme.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor