Kujdesi per fytyren 6 Gusht 2019

''Nuk shihesha në pasqyrë, kisha 4 vetulla", 42 vjeçarja tregon sesi microblading e transformoi në përbindësh

Kujdesi per fytyren

Shpeshherë mes vajzave qarkullon shprehja që nëse fytyra i ngjan një pikture, vetullat janë konturet e saj. Dhe nëse më parë i keni konsideruar si një pjesë ‘’e padobishme” gaboheni pasi vetullat arrijnë të ndryshojnë paraqitjen e fytyrës , të theksojnë tiparet dhe të plotësojnë në mënyrë harmonike make up-in. 

Jami Ledbetter, një grua dyzetedyvjeçare nga Kansas, Misuri, kishte ëndërruar që fëmijë të kishte vetulla perfekte pasi gjatë shkollës fillore, por edhe më vonë, tallej gjithmonë nga shokët e saj si vajza pa vetulla dhe me fytyrë të çuditshme. Për këtë arsye, mamaja e tre femijëve vendosi që të provonte microblading, një teknikë kozmetike shumë e përhapur vitet e fundit, e cila konsiston në mbjelljen e vetullës ose bërjen tatuazh me fije natyrale.

Ajo vendosi të provonte microblaing në shtëpi nga një estetiste që kishte gjetur në një sit online, por në momentin që mbaroi gjithçka Jami mbeti E SHOKUAR. Kishte ëndërruar gjithmonë momentin kur do të shihte vetullat e saj të plota, por në të vërtetë procedura kishte shkuar aq keq, sa në vend të dy, dukej se kishte 4 vetulla të mbivendosura njëra sipër tjetrës. Edhe pse u përpoq për shumë t’i mbulonte me make up, asgjë nuk ndryshoi.

Për gjashtë javë, ajo u izolua në shtëpi, madje edhe reshti së takuar një djalë me të cilën shoqërohej prej kohësh pasi nuk ndihej e gatshme të përballej me të tjerët. Pasi iu drejtua një qendre të specializuar në trajtimin e vetullave, Jami-t iu tha se gjilpëra e përdorur për procedurën e mbjelljes së vetullave ishte e pakontrolluar dhe jashtë çdo kushti higjiene, çka kishte sjellë edhe deformimin e formës së vetullës, ndërsa fijet ishte me përmbajtje plastike.  

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor