Si të visheni për Pashkë, disa kombinime që duhet t'i provoni menjëherë
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Dëshira e çdo femre është të jetë e grimuar mirë edhe gjatë verës, të shkëlqejë dhe të ketë një pamje sa më të kuruar në mbrëmjet festive, shëtitjet në bregdet dhe jo vetëm. Për të gjitha ato që duan t’i shijojnë pushimet pa i thënë lamtumirë rutinës së grimit, është thelbësore të zgjedhin produktet e duhura. Për një pamje të freskët dhe rrezatuese Living sjell disa sugjerime:
Hidratues
Ai shërben si hidratues, por njëkohësisht ndihmon kremin pudër të qëndrojë më gjatë, duke ndërtuar një urë mes tij dhe lëkurës dhe duke mos lejuar mbylljen e poreve. Në ditët me diell nuk sugjerojmë të vendosni shumë shtresa në lëkurë, thjesht hidratuesin Donoderm nga Gosh, ose një krem antirrudhë dhe gjithmonë me SPF 10! Tani jeni gati për kremin pudër.
Highlighter & Shimer për trupin
Marka Gosh sjell produktin me pika, të paketuara brenda një shisheje! Highlighter Liquid mund të përdoret edhe për t’i dhënë ndriçim qepallave, por njëkohësisht mund të hidhni disa pika në locionin tuaj të trupit apo në kremin kundër diellit. Këtë verë keni mundësi të shkëlqeni më shumë!
Korrektor
High Coverage Concealer nga Gosh është gjithçka që ju duhet për të mbuluar çdo shenjë lodhjeje në fytyrë.
Laps sysh
Ideal për ditët e verës, është një laps rezistent ndaj ujit. Me një mori ngjyrash dhe shkëlqim metalik, ai ju dhuron një shikim plot dritë. Sugjerojmë Metal Eyes nga Gosh, falë formulës së të cilit efekti i tij zgjat më shumë.
Konturim
Mos e anashkaloni konturimin e lehtë për të nxjerrë në pah pikat e forta. CCC Stick mundëson konturimin më natyral që mund të keni provuar ndonjëherë.
Krem pudër
Ai mbulon në mënyrë të shkëlqyer lëkurën, duke ju dhuruar një pamje të përsosur. Sugjerimi ynë këtë here është X-ceptional Wear nga Gosh, me formulën e re kundër ndotjes, e cila mbron poret nga papastërtitë e jashtme.
Rimel
Ndriçoni shikimin me një rimel të thjeshtë apo edhe rezistent ndaj ujit. Falë përdorimit të tij do të keni një shikim fatal dhe tërheqje maksimale. Tani do të thoni gjithçka me sy, falë Catchy Eyes nga Gosh.
Buzëkuq
Në këtë sezon veror janë tendencë ngjyrat e ndezura dhe plot gjallëri, si e kuqja koral, e cila i jep freski dhe dinamikë buzëve dhe lëkurës – në të gjitha tonalitetet. Liquid Matte Lips nga Gosh ju sjell ngjyrat e sezonit me formulën long lasting
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Ish-Missi dhe modelja shqiptare, Sara Gjordeni, e cila u bë e famshme për pjesmarrjen e saj në Big Brother, është revoltuar me koment...