Astroliving 5 Gusht 2019

Horoskopi javor nga astrologu i njohur Paolo Fox, zbuloni ç'kanë parashikuar yjet për datat 5-11 gusht

Astroliving

Dashi: Parashikohet që gjithçka të shkojë mirë në aspektin profesional. Ka ardhur momenti që më në fund ta merrni veten me të mira dhe do të tregoheni dorëlëshuar. Edhe në aspektin sentimental situata do të jetë e mbarë. Për beqarët parashikohet që gjatë pushimeve të lënë takime interesante. Me Venusin aleat pasioni në çift do të jetë i fortë.

Demi: Do të tregoheni më të vendosur se kurrë në punë dhe fitimet do të rriten ndjeshëm. Ndonjë prej kolegëve mund edhe të bëhet xheloz për ju.  Edhe në aspektin sentimental do të hasni vështirësi, pasi Venusi nuk do të jetë i kthyer nga shenja juaj. Tensionet në çift mund të prishin atmosferën e bukur të këtyre ditëve të verës. Për fat keni Marsin që ju favorizon.

Binjakët: Do të jeni me fat, pasi puna do të shkojë për mrekulli dhe do të korrni suksese njëri pas tjetrit. Edhe në dashuri do t’ju ecë mbarë. Do të kaloni mbrëmje të bukura, gjatë të cilave do të përjetoni çaste romantike dhe pasioni do të jetë me nota të larta. Mërkuri do t’ju garantojë surpriza të bukura, por mos prisni që gjithçka të zgjidhet si me magji. Keni ende shumë punë për të bërë.

Gaforrja: Gjatë këtyre ditëve do të ndiheni në humor të keq, aq sa mund të mërzitni ata që keni përreth. Përpiquni t’i jepni zgjidhje kësaj situate sa më shpejt, pasi nuk është mirë as për ju. Kjo mund të reflektohet edhe në marrëdhëniet e punës dhe të merrni vërejtje. Situata është e rënduar, pasi Saturni nuk ju favorizon, por për fat Mërkurin do ta keni aleat.

Luani: Do të jetë një javë e shkëlqyer për të lindurit e kësaj shenje. Do të ndiheni të palodhur në punë, aq sa do të punoni edhe jashtë orarit. Të ardhurat tuaja do të shtohen dhe kjo do të shërbejë si një ogur i mirë edhe në lidhjen me partnerin. Për fat, edhe Venusin do ta keni në shenjë dhe do të merrni kënaqësi të mëdha në aspektin sentimental.

Virgjëresha: Për të lindurit e kësaj shenje parashikohen probleme në vendin e punës. Kjo vjen si pasojë e stresit dhe mund t’ju krijojë vështirësi në marrëdhënien me eprorët. Për sa i përket aspektit sentimental situata duket më e mirë. Do të keni më shumë kohë për t’ia kushtuar vetes dhe partnerit. Do të arrini të çlodheni dhe të qetësoheni.

Peshorja: Parashikohet që kjo të jetë një javë e shkëlqyer për të lindurit e kësaj shenje. Do të ndiheni shumë energjikë dhe do të punoni pa u lodhur. Do të shënoni suksese të njëpasnjëshme në vendin tuaj të punës. Edhe në dashuri do të keni fat. Do të dukeni veçanërisht tërheqës në sytë e partnerit dhe do të kaloni mbrëmje romantike të mbushura me pasion.

Akrepi: Do të ndiheni të lodhur dhe të stresuar. Kjo mund të ndikojë edhe në punë, pasi mund t’ju dalë ndonjë problem. Në këtë periudhë të ngarkuar për ju, partneri do të jetë personi i vetëm që do të arrijë t’ju qetësojë. Do të kaloni mbrëmje romantike, por me raste nuk do të mungojnë as zënkat. Këshillohet që të bëni durim.

Shigjetari: Lodhja bën të vetën dhe gjatë këtyre ditëve do të ndieni dëshirën të shkoni me pushime. Kjo është më se e mundur, pasi t’i jepni zgjidhje disa çështjeve të mbetura pezull. Mos u dëshpëroni, sepse gjithçka do të shkojë mirë. Në dashuri do të keni fat, pasi Venusi ju favorizon. Për beqarët parashikohen takime interesante.

Bricjapi: Gjatë këtyre ditëve do të ndieni dëshirën të pushoni dhe të mos angazhoheni me asgjë. Ndiheni të lodhur dhe tani i dëshironi pushimet më shumë se kurrë. Por do t’ju duhet të prisni edhe disa ditë, pasi ende nuk i keni dhënë zgjidhje disa çështjeve të punës. Edhe në aspektin sentimental parashikohet që të jetë një periudhë stresuese. Bëni durim!

Ujori: Do të hasni probleme në marrëdhënien në çift gjatë javës në vazhdim, pasi do të takoni një person që mund të komprometojë lidhjen tuaj. Përpiquni që ta analizoni mirë situatën. Ndokush mund edhe të marrë në konsideratë idenë për t’u nisur me pushime së bashku me partnerin, sepse për fat nuk keni shumë detyra për të kryer.

Peshqit: Këtë periudhë mund të keni pak kohë të lirë për t’ia kushtuar vetes. Do t’u përkushtoheni pasioneve tuaja dhe ndoshta në mënyrë të pavullnetshme do të izoloheni nga të tjerët. Mundohuni të shmangni situatat stresuese, pasi mund të ndikojnë për keq në marrëdhëniet e punës. Përpiquni të ruani qetësinë, në mënyrë që t’ia dilni mbanë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor