Kujdesi per trupin 5 Gusht 2019

5 produktet bazike për një hidratim të thellë lëkurës, tani në stinën e verës

Kujdesi per trupin

Gjatë stinës së verës, lëkura ka tendencë të dehidratohet. Përveç  përdorimit të kremrave mbrojtës, rëndësi të veçantë ka edhe hidratimi i duhur i saj. Ndaj, këtë sezon ju vjen në ndihmë linja e “Rilastil Aqua”.

RILASTIL AQUA INTENSE 72H GEL CREAM
Një trajtim intensiv, super hidratues, me përbërje të lehtë, që ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit hidrolipidik të lëkurës. Siguron hidratim optimal, i cili zgjat deri në 72 orë. Përdorimi: në mëngjes dhe në darkë.

RILASTIL AQUA DETERGENTE VISO
Heq plotësisht papastërtitë, makijazhin dhe nuk largon yndyrën dhe qelizat e shëndetshme të lëkurës. Ka në përbërje acid hialuronik, i cili i rikthen menjëherë hidratimin dhe elasticitetin lëkurës. Përdorimi: në mëngjes dhe në darkë, duke e shpëlarë.

RILASTIL AQUA CONTORNO OCCHI
Trajtim specifik për hidratimin e zones përreth syve. Ndihmon në reduktimin e rrathëve të zinj dhe parandalimin e rrudhave në këtë zonë. Përdorimi: në mëngjes dhe në darkë, pas pastrimit të lëkurës.

RILASTIL AQUA MASKA
Emulsion i freskët kremoz. I pasur me principe aktive, të cilat sigurojnë hidratim të thellë të lëkurës, acid hialuronik me peshë të lartë dhe të ulët molekulare dhe omega-6, e cila siguron qëndrimin e lagështisë në lëkurë. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurave. Përdorimi: një-dy herë në javë, aplikohet një sasi në lëkurë, lihet të veprojë për 10-15 minuta dhe me ndihmën e një tamponi largohet produkti i tepërt.

RILASTIL AQUA BODY MOUSSE
Hidratues trupi në formë shkume. Ka përbërje të lehtë dhe përthithet shpejt nga lëkura. Siguron hidratim optimal të lëkurës, duke parandaluar plakjen e saj. Përdorimi: aplikojeni duke e masazhuar lehtë pas dushit.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor