Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Kudo që të shkoni këtë verë, mos harroni të merrni me vete një libër. Ne ju sjellim një sere sugjerimesh që do t’ju shkëpusin nga realiteti e do t’ju çojnë në një botë plot ngjyra dhe emocione.
Librat janë aeroplani, treni, rruga. Ata janë destinacioni dhe udhëtimi. Ata janë shtëpia. - Anne Quindlend
Ora e zezë
S.C. Pike | Shtëpia Botuese Living Ish-pjesëtari i grupit mafioz të drejtuar nga Xhon Goti dhe i familjes Gambino, Xhon Alite, rrëfen historinë e jetës së tij në një mënyrë tejet origjinale, me shpresën për të zbuluar misteret e mafies dhe për të frymëzuar këdo, që t’i qëndrojë sa më larg botës së krimit. Përmes një jete plot dhimbje, tradhti dhe humbje, vjen një histori shprese, shërimi dhe shpëtimi.
Hipi
Paulo Coelho | Shtëpia botuese Toena
Paulo Coelho na kthen pas në vite për të përjetuar sërish ëndrrën e një brezi që kërkonte paqe dhe guxonte të sfidonte rendin shoqëror të kohës. Karla dhe Paulo vendosin të nisen për në Azi, përgjatë një itinerari të njohur hipi. Bashkë me shokët e udhëtimit, ata do të përjetojnë situata revolucionare dhe do të pasurohen me vlera të reja jetësore, që do t’i ndryshojnë përgjithmonë.
Friend Request
Laura Marshall | Shtëpia Botuese Living
Një njoftim në “Facebook” e lë Luizën pa fjalë. Maria Ueston do të bëhet shoqe me të... por Maria ka më shumë se njëzet e pesë vjet që ka vdekur. “Friend Request” është një roman që do t’ju mbërthejë që në faqen e parë dhe do t’ju lërë pa frymë deri në të fundit. Është trilleri më i bukur që do të lexoni këtë vit.
As të parët, as të fundit
Esther Perel | Shtëpia Botuese Pegi
Mjafton një mëkat i vogël që t’i japë fund marrëdhënies së një çifti, lumturisë apo identitetit të tyre: një aferë. Por, edhe pse kaq e përhapur, kjo dukuri kuptohet fare pak. Ky libër nuk flet vetëm për mungesën e besnikërisë. Aferat na mësojnë shumë për marrëdhëniet: çfarë presim, çfarë mendojmë se duam dhe çfarë na duket e drejtë..
Jeta ime pa të djeshmen
Lisa Genova | Shtëpia Botuese Living
Në kulmin e suksesit në fushën e psikologjisë konjitive dhe të linguistikës, Elisa Haulend vë re se diçka nuk shkon me jetën e saj: shpesh i ndodh të hutohet dhe kujtesa nis t’i bëjë lojëra. Ajo përpiqet me mish dhe me shpirt për të ruajtur jetën e saj të mëparshme, por duket se, sado fort të kapet pas saj, ajo i rrëshqet nga duart, disa-ditës, gjithnjë e më shpejt, gjithnjë e më shpesh...
“Loja e riperit”
Isabel Allende | Shtëpia Botuese Dudaj
E pajisur me një talent të jashtëzakonshëm për hetimet kriminale, Amanda, zbavitet duke luajtur Ripper, një lojë online e frymëzuar ku duhen zgjidhur çështje të mistershme. Kur qyteti tronditet nga një sërë vrasjesh shtazarake, Amanda hidhet kryengulthi në hetime, duke zbuluar, përpara policisë, se krimet mund të kenë një lidhje mes tyre. Por çështja bëhet shumë personale kur zhduket Indiana, mamaja e saj.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...